The news is by your side.

Si u bë eBay një sipërmarrje multimiliardere

Teksa të gjithë gjigandët e tjerë të teknologjisë kanë garazhin e tyre në të cilin janë themeluar, eBay ka koleksionin e tij të lodrave të mbushura me karamele. Nisur nga kjo, në vitin 1995, Pierre Omidyar, një programues kompjuterik hapi websitin e tij që në atë kohë quhej AuctionWeb. Ishte dëshira e të fejuarës së tij që të zgjeronte më kollaj koleksionin e saj, ajo që e frymëzoi Omidyar të gjente një mënyrë me të cilën ajo të bënte shitblerje online.

Por ashtu siç shumë sipërmarrje të tjera kanë zbuluar një ide dhe një kod i mirë nuk e bëjnë një biznes që të sjellë përfitime. Historia që fshihet pas transformimit të eBay nga një projekt i vogël në një kompani funksionale është shumë më pak interesante se historia e koleksionit të lodrave. Omidyar po e drejtonte biznesin nga shtëpia dhe kompania e internetit nisi ta faturonte më tepër teksa ankandet online rriteshin dita ditës.

eBay nisi ta ofrojë shërbimin e saj falas, por në një kohë shumë të shkurtër tërhoqi aq shumë trafik përdoruesish saqë kompania që i ofronte shërbimin e internetit e rriti faturën mujore në 250 dollarë. Websiti i tij filloi t’i kushtonte shumë para dhe Omidyar e pa të arsyeshme që të fillonte të faturonte për të patur akses në shërbimet e faqes së ankandeve. Ai sajoi një përqindje faturimi të ngjashme me atë që eBay përdor edhe sot, një pagesë nominale për të nxjerrë në shitje një produkt (10 cent në atë kohë dhe 25 cent aktualisht) si dhë një përqindje nga çmimi final.

Pagesat që vinin me postën ditore tek Omidyar ishin të vogla, në disa raste qindarka të ngjitura në letra indeksesh. Por ato pagesa të vogla po vinin me pirgje. eBay fitoi 1,000 dollarë muajin e parë, më shumë se sa kishte kosto për të funksionuar. Omidyar u bind se biznesi po ecte shkëlqyeshëm kur ai shiti një rreze lazer 30 dollarësh që do e hidhte në mbeturina. Ai mendonte se nuk funksiononte më edhe me bateri të reja dhe ia vuri çmimin 1 dollar. Në mënyrë të pashpjegueshme shpërtheu një luftë ofertash dhe dikush e bleu për 14 dollarë.

Ndërkohë të ardhurat e faqes vazhduan të dyfishohen, ato arritën në 2500 dollarë muajin e dytë, më pas 5 mijë dollarë dhe muajin pasardhës 10 mijë dollarë. Eventualisht Omidyar pati një qasje tjetër. “Unë kam një hobi që po më sjell më shumë të ardhura se puna ime ditore, kështu që mbase ka ardhur koha ta lë punën time,” kujton ai.  Në një artikull të bërë publik në Maj të 2015, revista Forbes shkruante se vlera në treg e eBay është afërsisht 69 miliardë dollarë.

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.