The news is by your side.

E-albania kursen 400 mijë euro dhe 500 mijë orë nga jeta e shqiptarëve

Dixhitalizmi i administratës publike dhe i Shqipërisë është një prioritet për qeverinë shqiptare. Në vitin 2017 filloi të funksionojë platforma online e-albania. Që kur portali filloi të funksionojë, numri i certifikatave hardcopy të marra nga qytetarët është zvogëluar 3 herë. Është vlerësuar nga OSCE se qytetarët kanë kursyer 400 mijë euro dhe 500 mijë orë nga jeta e tyre që më parë i shpenzonin duke pritur në radhët e gjata. Suksesi i dixhitalizimit të administratës nuk është ndjekur me të njëjtin ritëm nga programi i dixhitalizmit të sistemit arsimor.

Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në rajon që ka implementuar një portal që ofron shërbime online.  

Në këtë portal mund të shkarkohen që nga karta e shëndetit e deri tek vërtetimet për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të marra nga individët apo subjekte të ndryshme. Platforma online e-Albania ofron shërbime në çdo kohë, pa asnjë kosto për bizneset, individët dhe institucionet publike. Tatimpaguesit, individët dhe nëpunësit e Administratës Publike duhet të logohen në portalin e-Albania me anë të kredencialeve të tyre dhe më pas vërtetimet shkarkohen online.

E-albania ofton 574 shërbime elektronike dhe mund të merren prej saj 33 dokumente me stampë dixhitale. Një vit nga ofrimi i këtyre shërbimeve (tetor 2017 – tetor 2018) janë gjeneruar përmes sistemit online 618,717 vërtetime. Pjesa më e madhe janë vërtetime për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të marra nga individë apo subjekte, por edhe për pagim detyrimesh etj.

Dixhitalizimi i administratës ka pasur sukses, por, prioritetet e tjera të qeverisë të shprehura në Strategjinë për Axhendën Dixhitale 2015-2020 që lidhen me edukimin nuk kanë pasur të njëjtin sukses.

Sipas të dhënave të vitit 2013, në arsimin parauniversitar janë gjithsej 1496 laboratorë kompjuterikë. Interneti ka qenë i instaluar në shkolla duke lejuar nxënësit dhe mësuesit të kishin akses në të për të përdorur burime të ndryshme informacioni. Çdo shkollë ka pasur një lidhje broadband  e cila qëndronte vetëm brenda laboratorëve dhe jashtë tyre askush nuk mund të akesojë internetin. Shkollat gjithsej kanë pasur 15731 PC, por, vetëm 11331 kanë qenë funksionalë.

Përsa i përket Universiteteve norma e kompjuterave për student ka qenë 1:27 dhe në disa raste edhe më e ulët. Ashtu si në shkolla edhe në universitete interneti është i aksesueshëm vetëm në laboratorë dhe jo në zona të tjera të fakultetit, si biblioteka për shembull.

Pas vlerësimeve të bëra për vitin 2013 nuk ka pasur vlerësime të tjera në lidhje me aksesin në internet dhe përdorimin e kompjuterëve nëpër shkolla në Shqipëri. Edhe pse një studim i tillë është i nevojshëm për të vlerësuar ecurisë e Strategjisë së Axhendës Dixhitale 2015-2020, ende nuk është kryer, duke dëshmuar edhe një herë mentalitetin e implementimit të politikave pa një studim të mirëfilltë para dhe pas implementimit të tyre për të kuptuar se çfarë mund të përmirësohet dhe çfarë mbetet për t’u bërë.

Megjithëse informacionet mungojnë, na mjafton protesta e dhjetorit e studentëve, për të kuptuar se kushtet në shkolla dhe universitete nuk kanë ndryshuar shumë.

3 Comments
  1. تسديد قروض says

    This post is really a fastidious one it assists new net people,
    who are wishing for blogging.

  2. تسديد قروض says

    It’s remarkable to go to see this website and reading the views of all colleagues regarding this piece of writing, while
    I am also keen of getting experience.

  3. I absolutely love your blog and find a lot of your post’s to be just what I’m looking for.
    Does one offer guest writers to write content for you?

    I wouldn’t mind writing a post or elaborating on a number of
    the subjects you write with regards to here. Again, awesome site!

Leave A Reply

Your email address will not be published.