The news is by your side.

Dorëzohet Boris Johnson: Të premten mbyllen shkollat dhe fillon izolimi!

Ndërsa të gjitha shtetet europiane mbyllnin shkollat dhe anulonin çdo aktivitet publik, Britania e Madhe dukej i vetmi vend që vazhdonte jetën thuajse në normalitet, pa marrë parasush thirrjet e autoriteteve globale të kujdesit shëndetësor. Megjithatë duket se edhe Boris Johnson u dorëzua. Qeveria vendase tha të mërkurën se po planifikon të mbyllë shkollat ​​në Angli si rezultat i pandemisë Coronavirus.

Duke folur në një konferencë shtypit, komunikimi i përditshëm i qeverisë për shpërthimin e Coronavirusit, Kryeministri Boris Johnson tha: “Duke parë se ku jemi tani, ne mendojmë se duhet të bëjmë presion të mëtejshëm për ta ulur sa më poshtë kurbën dhe një pjesë e saj arrihet duke mbyllur shkollat. Kështu që, unë njoftoj sot se pasi shkollat ​​të mbyllin portat e tyre nga e premtja pasdite, njerëzit duhet të qëndrojnë të mbyllur deri në një njoftim të mëvonëshëm. Kjo do të thotë që provimet nuk do të zhvillohen siç janë planifikuar në maj dhe qershor, megjithatë do të sigurohemi që nxënësit të marrin kualifikimet e nevojshme dhe që meritojnë për karrierën e tyre akademike.”

Kjo masë vjen menjëherë pasi Uellsi, Irlanda Veriore dhe Skocia njoftuan se shkollat ​​e tyre do të mbyllen duke nisur nga e premtja. Të gjitha shkollat ​​dhe kolegjet në Republikën e Irlandës gjithashtu janë mbyllur.
Aktualisht Britania kishte më shumë se 2.600 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe 72 viktima sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Nga ana tjetër, të martën, Ministri i Financave njoftoi një paketë ndihme prej 330 miliardë dollarësh (398 miliardë dollarë) për bizneset dhe kompanitë vendase.

Leave A Reply

Your email address will not be published.