The news is by your side.

Dikur humbi gjithçka nga falimentimi i bankës… sot shefe e institucionit financiar në SHBA

Jelena McWilliams është konsulente financiare dhe aktualisht drejtuese e FDIC, një agjenci amerikane sigurimesh. Familja e saj ishte viktimë e një arratie nga bankat në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 1990, një kohë kur vendi po ndahej nga lufta civile.

Babai i McWilliams, i veshur me një kostum të grisur në tre copë, priti 11 orë rresht i përgjumur për të marrë para nga një bankë në Beograd, por duket se ishte shumë vonë! Ai nuk i morri kurrë paratë e tij! “Deri në kohën kur ai arriti të fliste me autoritetet, paratë ishin zhdukur,” kujton McWilliams sot.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, bankat në ish-Jugosllavi nuk kishin sigurim të depozitave. Kur sistemi financiar i vendit u rrëzua dhe bankat mbaruan paratë, depozituesit nuk morrën mbrapsht asnjë qindarkë. Babai i saj, atëherë 68 vjeç, humbi të gjitha kursimet e jetës së tij dhe i mbetur pa zgjedhje nisi të punojë si punëtor ditor, duke fituar vetëm 5 dollarë në ditë.

Sot, McWilliams udhëheq Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave, rregullatori amerikan i formuar gjatë Depresionit të Madh dhe i ngarkuar me mbrojtjen e depozituesve nga politikat drejtuese të bankave.

“Nocioni i sigurimit të depozitave nuk është një koncept i panjohur për dikë si unë,” thekson ajo McWilliams. “Im atë gërmonte llogore, si rezultat i humbjes së gjithë kursimeve të jetës së tij, kur banka falimentoi”.

FDIC siguron triliona dollarë depozita në banka në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Bankat paguajnë primet që përdoren për të financuar mbulimin e sigurimeve. Fondi i sigurimeve, i mbështetur nga kredia e qeverisë federale, mbron deri në 250,000 dollarë për depozitues në secilën bankë të siguruar. FDIC gjithashtu ishte përgjegjëse për sigurinë e bankave gjatë krizës financiare të vitit 2008, më e keqja që ka goditur Shtetet e Bashkuara në gati një shekull. Gati 500 banka falimentuan midis 2008 dhe 2013, duke fshirë plot 73 miliardë dollarë nga fondi i FDIC për sigurimin e depozitave. Washington Mutual kishte depozituar plot 307 miliard dollarë pasuri kur dështoi në shtator 2008, duke e bërë atë, të cilësohet si dështimi më i madh në historinë e FDIC.

McWilliams, e cila u bë shefe e FDIC në qershor 2018, u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1991, asokohe vetëm 18 vjeç me vetëm 500 dollarë në xhep – para që prindërve të saj iu desh t’i merrnin hua. Kështu pa pasur një histori krediti dhe aspak pasuri, McWilliams u përpoq të marrë një kartë krediti. “Unë nuk kam pasur të ardhura, as punë, as pasuri! Isha gati një fëmijë i rritur! ” thotë ajo sot.

Përfundimisht, McWilliams pati shansin të hapte një kartë krediti të siguruar – ku banka mbante paratë e saj si kolateral dhe mblidhte interesa. Kjo ishte mundësia e parë se si ajo filloi të ndërtonte një histori kreditimi. Për McWilliams, ishte pikërisht kjo kartë krediti, që e ndihmoi të përzihej me pjesën tjetër të shoqërisë amerikane. “Si emigrante, shkova në një dyqan ushqimesh dhe nxora një karton plastik dhe si çdo amerikan tjetër fillova të paguaja me të për blerjet e mia,” kujton ajo me nostalgji.

McWilliams u emërua si shefe e FDIC në 2017 nga Presidenti Donald Trump. Ajo nuk pranon të komentojë në detaje  komentet e diskutueshme të Trump. “Në përgjithësi nuk i komentoj deklaratat e presidentit ose ndonjë deklaratë politike,” thekson  McWilliams.

E pyetur në lidhje me ndjenjën anti-emigruese në diskursin e sotëm politik, McWilliams thotë se ajo nuk shqetësohet për këtë.

“Gjithmonë ka pasur një formë të ndjenjës anti-emigruese në Shtetet e Bashkuara. Unë përpiqem të bëj çmos që të jem një amerikane i mirë. A nuk i detyrohem kaq këtij vendi? shprehet ajo.

McWilliams thekson se FDIC është përqendruar në ndihmën ndaj emigrantëve, si një mundësi për t’u bërë pjesë e sistemit financiar. “… kjo sepse unë besoj se ëndrra amerikane është e gjallë!” nënvizon ajo.

/ Burimi: CNN Business

Leave A Reply

Your email address will not be published.