The news is by your side.

Dhomat e Tregtisë në rajon bëjnë bashkë bizneset në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Situata e rëndë me të cilën po përballet vendi pas tërmetit shkatërrimtar të datës 26 Nëntor ka bërë që ndërkombëtarët, organizatat, bizneset vendase dhe qytetarët të sensibilizohen për ndihmë ndaj të prekurve. Kjo është parë së fundi edhe nga Bashkimi i Dhomave Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë i cili ka vendosur të ndërmarrë një tjetër nismë.

Institucioni në fjalë i ka bërë apel Dhomave të Tregtisë të vendeve rajonale të Ballkanit Perëndimor të ndihmojnë në zonën e Durrësit dhe Krujës, ku dëmtimet e tërmetit kanë qënë me pasoja fatale. Kështu në vazhdim pritet që 5 homologët rajonalë Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë së Serbisë, Dhoma e Tregtisë së Maqedonisë, Dhoma e Tregtisë së Malit të Zi, si dhe Dhoma e Tregtisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, të mobilizojnë kompanitë e vendeve të tyre, bizneset rajonale apo sipërmarrësit nga Ballkani Perëndimor, për të ndihmuar të dëmtuarit.

WB6CIF, që bën bashkë Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor pritet që të fillojnë së shpejti me ndihmat. Kjo është konfirmuar edhe në një deklaratë për shtyp nga Dhoma e Tregtisë Gjermano- Serbe, presidenti i së cilës ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit dhe ka theksuar: “Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor do të ftojnë biznesmenët dhe kompanitë që të përfshihen në aksion për të ndihmuar homologët e tyre shqiptarë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.