The news is by your side.

Dështon marrëveshja e ‘Brexit’, pritet shtyrje e procesit

Marrëveshja e Brexit, propozuar nga kryeministrja, Theresa May, dështon për të dytën herë. Ligjbërësit e Mbretërisë së Bashkuar refuzuan marrëveshjen me 149 vota. Së shpejti pritet përgjigja nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga blloku 28-anëtarësh pa marrëveshje, apo do të shtyhet procesi, i cili është planifikuar me 29 mars.

Siç është premtuar paraprakisht nga Theresa May, hapi tjetër do të jenë tentativat në ditë të njëpasnjëshme për të parë nëse deputetët duan të përjashtojnë mundësinë e një largimi pa marrëveshje, e nëse po, a duan të zgjerojnë nenin 50 dhe të vonojnë procesin e Brexit.

Kishte spekulime se May mund të jepte dorëheqjen nëse do të humbiste përsëri. Dhe pse nuk e ka bërë, dështimet e njëpasnjëshme e kanë dobësuar në rol. Tani për tani, fokusi i deputetëve është formësimi i Brexit, dhe shumë pak do të donin të ishin në pozitën e vështirë aktuale të kryeministres. Por, si me gjithçka tjetër të kësaj çështjeje – ngjarjet mund të lëvizin shumë shpejt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.