The news is by your side.

Covid-19 iu shkakton bizneseve të vogla dëmin që nuk iu erdhi as nga shitjet nga interneti

Ata dikur ishin gjigandët e shitjes amerikane me pakicë; mjaft të fortë për t’iu mbijetuar luftërave, Depresionit të Madh, Recensionit të Madh dhe madje edhe blerjeve nga interneti. Por Sears, JCPenney dhe të tjerët mund të mos jenë në gjendje të mbijetojnë nga kriza e Coronavirusit.

“Shitësit me pakicë të cilët po përballen me parandeminë, do të jenë në thelb më shumë të rrezikuar për të mos u kthyer kurrë në gjendjen e mëparëshme.” tha Mark Cohen, drejtor i studimeve të shitjes me pakicë në Columbia Business School.

Gjatë pandemisë, dyqanet janë mbyllur. Shitësit me pakicë kanë hequr qindra mijëra të punësuar dhe po humbasin pjesën më të madhe të shitjeve të tyre. Edhe blerësit kanë ulur pjesën më të madhe të blerjeve të tyre përveç ushqimeve dhe produkteve të domosdoshme ditore. Në varësi të kohëzgjatjes së izolimit dhe dobësimit të kërkesës së konsumatorit, kompanitë mund të detyrohen të largojnë edhe më shumë punëtorë, të mbyllin dyqanet në mënyrë të përhershme ose të ristrukturojnë aktivitetin e tyre.

“Shitja me pakicë e bazuar në dyqane fizike tashmë ishte duke luftuar me tendencat e konsumit dhe blerjeve nga internetit përpara Coronavirusit dhe tani do të ballafaqohet me ritme të përshpejtuara të kërkesës në internet.” tha Randal Konik, analist në Jefferies.

Sears, JCPenney, Neiman Marcus dhe J. Crew ishin disa nga kompanitë më të shqetësuara para shpërthimit. Shumëkush u detyrua të mbyllë dyqanet përballë rënies së shitjeve dhe papunësia arriti në nivelin më të ulët 50-vjeçar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.