The news is by your side.

Covid-19 do të katapultojë inovacionin në një tjetër nivel!

Ngjarjet e mëdha, siç janë recesionet ekonomike dhe pandemitë, ndryshojnë trajektoren e qeverive, ekonomive dhe bizneseve, duke ndryshuar rrjedhën e historisë. Vdekja e Zezë në vitet 1300 theu sistemin feudal të rrënjosur në Evropë dhe e zëvendësoi atë me kontratën moderne të punës. Vetëm tre shekuj më vonë, një recesion i thellë ekonomik, falë luftës 100-vjeçare midis Anglisë dhe Francës filloi një lëvizje të madhe inovacioni që përmirësoi rrënjësisht produktivitetin bujqësor.

Me shpejtësi edhe pandemia SARS e 2002-2004 katalizoi rritjen meteorike të një ndërmarrje të vogël e-commerce të quajtur Ali Baba dhe ndihmoi ngjitjen e saj në ballë të shitjes me pakicë në Azi. Kjo rritje u nxit nga ankthi i kontaktit njerëzor, i ngjashëm me atë që shohim sot me Covid-19. Krizat financiare të vitit 2008 prodhuan edhe efektet e veta anësore shkatërruese. Airbnb dhe Uber u rritën në popullaritet në të gjithë perëndimin, pasi krizat e primit nënkuptonin kursime më të ulëta për masat, duke detyruar njerëzit të ndajnë pasuritë, në mënyrë që të mbulojnë deficitin.

Me Covid-19, ne tashmë po shohim shenja të hershme të një ndryshimi në mënyrën se si konsumatorët dhe bizneset do të sillen në të ardhmen. Puna në distancë po inkurajohet nga kompanitë teknologjike dhe jo-teknologjike njësoj, ndërsa zinxhirët e furnizimit po prishen globalisht. Disa nga këto ndryshime janë përgjigje direkte, afatshkurtra ndaj krizave dhe do të kthehen në nivele të rregullta pasi Covid-19 të largohet. Sidoqoftë, disa të tjera do të vazhdojnë duke krijuar një valë afatgjatë që do të formësojë bizneset për dekadat në vazhdim.

Tre dimensionet e ndikimit
Pandemitë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në dimensionet biologjike, psikologjike dhe ekonomike të popujve. Intensiteti ndryshon në varësi të vdekshmërisë dhe shkallës së sëmundshmërisë së patogjenit në fjalë, si dhe kohës që i duhet përhapjes së tij. Sidoqoftë, për Covid-19, ndikimi biologjik ka qenë i përshkallëzuar dhe virusi ka padyshim një goditje më të fortë për të moshuarit. Ndikimi psikologjik mund të vërehet në tregjet e aksioneve në të gjithë botën. Investitorët nuk janë të sigurt për të ardhmen, pasi informacioni mbi përhapjen e Covid-19 dhe ndikimi i tij në produktivitetin global po e bën panoramën gjithmonë e më të errët. Popullsia globale po përballet gjithashtu me ndikim psikologjik, moralin e ulët dhe izolimin e shtuar pasi kontakti njerëzor dhe liria për të udhëtuar është kufizuar së tepërmi. E fundit, por jo më pak influencuese, ndikimi ekonomik ka qenë shumë domethënës. Në afat të shkurtër, furnizimi me produkte është ndërprerë dhe kërkesa për produkte e shërbime ka rënë. Nëse kjo vazhdon, Covid-19 do të ndikojë shumë negativisht në PBB-në globale.

Risi dhe ndryshime do të vijnë kur konsumatorët dhe bizneset të përpiqen të normalizojnë ndikimin në dimensionet psikologjike dhe ekonomike, me kusht që të arrihet kontrolli dhe të zgjidhet ndikimi biologjik. Një recesion zakonisht sjell një përshpejtim të ndryshimit të modelit të biznesit, duke ulur kostot dhe çmimet. Nga ana tjetër, pandemitë priren të bëjnë të mundur kategori plotësisht të reja të bizneseve, sepse është gjithashtu e qartë që të gjitha pandemitë dhe recesionet janë përshpejtues të inovacionit përkundër të qenit shkaqe të drejtpërdrejta të saj. Ndaj më poshtë jepen tre risi makro që pritet të qëndrojnë gjatë edhe post-Covid-19.

Zinxhirët e furnizimit do të shkrihen në ekosisteme elastike

Zinxhirët e furnizimit global janë bërë prej kohësh relativisht konstante ndërsa sjellin kosto më të ulët. Kjo ka rezultuar në rrezik të konsiderueshëm të përqendrimit të aktivitetit në zona të caktuara gjeografke të globit, për shumicën e kompanive. Për shembull, Kina për shkak të Covid-19, ka tronditur shumicën e tregjeve globale për shkak të mungesës së furnizimit. Ndaj ekziston një nevojë e mprehtë për një furnizim më të shpërndarë, të koordinuar dhe të gjurmueshëm të komponentëve nëpër gjeografi të shumëfishta, për të ruajtur ekonomitë e shkallës.

Kjo do të kërkojë që të ngrihen platforma globale që përdorin teknologji të sofistikuara si 5G, robotikë, IoT dhe blockchain për të ndihmuar lidhjen e blerësve me shitësit, në mënyrë të besueshme në një rrjet të zinxhirëve të furnizimit. Platformat B2B si Amazon dhe Ali Baba ka të ngjarë të rriten dhe të konkurrojnë për pronësinë e këtij ekosistemi më të sofistikuar të zinxhirit të furnizimit në dekadën e ardhshme.

Burokracitë dixhitale do të bëhen rrjedhë kryesore

Covid-19 ka bërë që burokracitë qeveritare të veprojnë më shpejt se kurrë më parë. Kina theu rekordet duke ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë në Wuhan. Koreja e Jugut bëri testimin e shpejtë të mbi 200,000 qytetarëve të saj dhe përdori telefonat për të gjurmuar lëvizjen e të infektuarve dhe të gjitha këto përpjekje, mund të ishin përmirësuar nëse do të kishte më shumë “smart cities” në botë. Sipas studimit të fundit nga Universiteti i Glasgow, vetëm 27 nga 5,500 qytete me madhësi të konsiderueshme konsiderohen të tilla.

Ndërsa qeveritë mësojnë nga përvoja Covid-19, ajo do të zhvendosë investimet në favor të qyteteve të zgjuar pasi do të ishte kritike, në mënyrë që të menaxhojnë më mirë ngjarjen tjetër black swan. Lojtarët kryesorë që përfitojnë nga ky ndërrim ingranazhesh do të ishin qeveritë apo kompani tipike të këtij shërbimi si Cisco, Microsoft dhe Siemens.

Njohuritë do të ofrohen në shkallë digjitale

Që Covid-19 të nxiste punën në distancë dhe arsimimin nga interneti, kjo disi pritej. Ajo që ishte e vështirë të parashikohej, ishte fakti se një shumicë njohurish tashmë do të duhet të odrohen nga distanca. Ka të ngjarë që kjo zhvendosje të ndikojë në moralin, produktivitetin dhe shëndetin mendor të punëtorëve në të gjithë globin dhe bizneset duhet të përgatiten për të. Për kompanitë që kërkojnë të kanalizojnë punën njerëzore në mënyrë dixhitale, zgjedhjet janë të kufizuara. Një pjesë e vogël e kompanive të teknologjisë, të tilla si Github dhe Automattic, të cilat drejtohen kryesisht me një model bashkëpunimi të largët kanë zgjedhur të prodhojnë njohuri, në mënyrë që të ndihmojnë kompanitë e tjera të përballen me këtë sfidë.

Bota post-Coronavirus
Covid-19 është padyshim një tronditje e tmerrshme për ekonominë globale, si dhe mijëra individë e familje të prekura. Kompanitë sigurisht duke parë afër, duhet të sigurojnë që shëndeti dhe siguria e punëtorëve, partnerëve dhe furnitorëve të vijnë të parat. Por për një periudhë më të gjatë, Covid-19 do të ndryshojnë në mënyrë të pakthyeshme mënyrën se si bizneset do të konkurrojnë gjatë dekadës së ardhshme. Firmat që zgjedhin të përfitojnë nga këto ndryshime themelore do të jenë ato që do të kenë sukses!

Leave A Reply

Your email address will not be published.