The news is by your side.

Cilat janë 7 kompanitë e ndërtimit me xhiron më lartë në vend

Ndërtimi është ndër sektorët me qarkullimin më të lartë vjetor të parave në vend. Kjo xhiro shkon në vlerën e rreth 80.4 miliardë lekë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë 7 kompani ndërtimi të cilat renditen në 50 kompanitë me xhiron më të madhe në vend.

Nga kompanitë e ndërtimit e para renditet kompania shqiptare  Spiecapag Transadriatica me një xhiro vjetore për 2018-n prej 27.5 mld lekë,  e ndjekur nga dy kompanitë me pronësi të huaj Limak Insaat Sanayime 12,8 mld lekë dhe Joint Venture Renco Terna 12.6 mld lekë.

Lista ndiqet nga tre bizneset e njohura shqiptare që kanë ndërtuar një sërë veprash publike në Shqipëri, si Alb Star  me 8.3 mld lekë xhiro vjetore, Gjoka Konstruksion me 6.6 mld lekë dhe Gener 2 me 6.5 miliardë lekë.  Ndërkohë, e fundit renditet kompania e huaj Antea Cement, që qarkullon 6.1 mld lekë në vit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit për vitin 2018 shënoi nivelin më të lartë për gjashtë vitet e fundit, ku u miratuan afro 1200 leje ndërtimi, në rritje me 46% krahasuar me vitin 2017. Vlera e përafërt e lejeve të miratuara ishte 59 miliardë lekë, edhe kjo shifër rekord për gjashtë vitet e fundit dhe 20% më e lartë krahasuar me vitin 2016.

Kompanitë e ndërtimit me xhiron më të lartë në vend:

Spiecapag Transadriatica 27.5 mld lekë

Limak Insaat Sanayime 12.8 mld lekë

Joint Venture Renco Terna12.6 mld lekë

Alb-Star 8.3 mld lekë

Gjoka Konstruksion 6.6 mld lekë

Gener 2  6.5 mld lekë

Antea Cement 6.1 mld lekë

Leave A Reply

Your email address will not be published.