The news is by your side.

Ciko: Edhe pas 20 vitesh Shqipëria ende larg integrimit në BE

Është çelur së fundi në kryeqytet Java e Europës 2019 dhe në kuadër të këtyre ditëve dedikuar asaj që shqiptarët prej dekadash tashmë ëndërrojnë, edhe puntata e kaluar e emisionit Ekopolitikë ka sjellë në panelin e të ftuarve për të diskutuar si dhe pse i duhet vendit Bashkimi Europian edhe Ilir Cikon.
I pyetur rreth situatës aktuale dhe rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ai u shpreh se gjërat janë relative dhe po kaq relativ është edhe progresi i Shqipërisë vitet e fundit. Edhe pse nga shumë mund të shihet pozitivisht, gjërat kanë ndryshuar me ritme jo të njëjta krahësuar me vendet e tjera. Sipas tij, nëse deri para 20 vitesh vendet e rajonit ishin thuajse në të njëtin nivel dhe atyre u referohej si Europa Juglindore, sot nuk ndodh më kështu. Vende si Bullgaria, Rumania apo Kroacia, tashmë jane të gjitha anëtare të BE, ndëkohë që Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia si pjesë e Ballkanit Perëndimor ndodhen në një prapavije ende të diskutueshme.
Ai kujton se 20 vite më parë, kur datojnë edhe momentet e nisjes së bisedimeve fillestare për çeljen e negociatave, edhe për më skeptiket, asokohe shihej si momenti më i mundshëm viti 2020. Tashmë kur shumë pak kohë na ndan nga 2020, Shqipëria është ende larg dhe akoma në diskutim se kur kjo mund të ndodhë. Aq më teper që zhvillimet e fundit në BE vendosin akoma më shumë në pikëpyetje ecurinë e këtij procesi.
Parë nga pikëpamja ekonomike, sipas tij, gjeneza e gjithë procesit, fillon nga hapja e tregut të brendshem. Kjo nënkupton që tregu të jetë funskional dhe të operohet në të njëjtën mënyrë si tregjet europiane, bazuar në konkurrencë, zbatim të ligjit dhe formalitet. Aktualisht bizneset në vend ndeshin në mosfunksionim të duhur të ligjit dhe të drejta të pabarabarta qofshin ato në raport me shtetin, tregun apo pushtetin lokal. Ndaj pa qënë të harmonizuara e të afta brenda vendit të tyre, ato nuk mund të shihen në nivelin e duhur që kërkohet në Bashkimin Europian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.