The news is by your side.

Bursa vazhdon rënien- indeksi Dow rrëzohet me 400 pikë

Ankthi i luftës tregtare duket se nuk po largohet nga bursa. Indeksi Dow ra me plot 391 pikë, ose 1.5%, të hënën pasdite, ndërsa S&P 500 dhe Nasdaq humbën 1.2%. Rendimentet e bonove të thesarit ranë ndjeshëm ndërsa investitorët përsëri kthyen sytë tek asetet e sigurta. Trazirat duket se shtohen ndërsa lufta tregtare SHBA-Kinë vetëm sa shkakton më shumë dëme në ekonominë globale. Madje ekziston rreziku që beteja tarifore mes dy ekonomive më të mëdha në botë mund ta shndërrojë ngadalësimin ekonomik në recesion.

“Mosmarrëveshja e vazhdueshme tregtare midis SHBA-së dhe Kinës duket se është përshkallëzuar në një barrier të plotë për lulëzim ekonomik,” shkroi David Kostin, shefi i kapitalit amerikan në Goldman Sachs, në një deklaratë për klientët.

Rezervat e ndjeshme duke përfshirë Caterpillar, Deere dhe Boeing u reduktuan të gjitha më shumë se 1%. Megjithatë Goldman Sachs së fundi rriti vlerësimin se sa lufta tregtare pritet të dëmtojë ekonominë, duke parashikuar që rritja e tremujorit të katërt të SHBA të ngadalësohet në 1.8%, krahasuar me 2% nga projeksionet e mëherëshme.

Tensionet tregtare u rritën edhe më tepër në fillim të këtij muaji pasi Presidenti Donald Trump u zotua të vendosë një tarifë prej 10% për 300 miliardë dollarët e importeve amerikane nga Kina. Pekini lejoi që monedha e saj të humbasë ndjeshëm vlerën, duke nxitur frikën e një lufte monedhash. Shtuar këtu edhe faktin se shqetësimet në lidhje me protestat pro-demokracisë në Hong Kong, sa vijnë e rriten në kohën kur qindra fluturime drejt dhe nga Hong Kongu u anuluan, ndërsa protestat detyruan mbylljen e aeroportit të qytetit. Pekini i dënoi protestat si “terrorizëm” dhe media shtetërore publikoi një video që tregoi automjetet ushtarake kineze në kufirin e Hong Kongut.

ETF iShares MSCI Hong Kong ETF, indeks i bursës së Kinës ranë me 3% të hënën, duke e lënë fondin të 13% më ulët pët tremujorin. Tregu i Argjentinës gjithashtu u ndikua nga situata politike dhe monedha vendase pesos ra më shumë se 15% ndaj dollarit amerikan, me shqetësimet në rritje se populistët do të zëvendësojnë qeverinë e Argjentinës.

Gjendur përballë një situate të tillë, plot tensione dhe paqëndrueshmëri, investitorët vazhdojnë të kërkojnë strehim tek asetet e sigurta dhe duket se aktualisht kjo siguri gjendet tek ari, çmimi i të cilit ka arritur mbi 1.500 dollarë për ons(100 gram). Nga ana tjetër, nuk duket kaq pozitive ecuria e obligacioneve qeveritare, e cila ka bërë që rendimentet e Thesarit të shemben. Shkalla e obligacioneve 10-vjeçare ra nën 1.7% të hënën, një rrëshqitje e mprehtë nga 3.2% që rezultonte vjeshtën e kaluar.

Rënia e rendimentit të bonove pritet të ndikojë më tej fitimet në banka, të cilat gjenerohen nga ndryshimi midis normave afatshkurtra dhe afatgjata. Kështu Citigroup, Morgan Stanley dhe Goldman Sachs ranë së fundi me rreth 3%. Indeksi S&P 500  është ulur rreth 5% poshtë niveleve të të gjitha kohërave dhe tregjet financiare kanë performuar dobët pasi Rezerva Federale uli për herë të parë pas 11 vitesh normat e interesit.

/ Burimi: CNN

Leave A Reply

Your email address will not be published.