The news is by your side.

BSH: Shqiptarët po marrin më shumë kredi për blerje shtëpie

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e përgjithshme që bankat vendase kanë dhënë si kredi për individë përllogaritet të jetë sa 12.4% e GDP-së. Madje vetëm për tremujorin e tretë ajo është rritur me 37 milionë euro. Që pas krizës financiare globale, kjo është rritja më e lartë e nivelit të kredisë, e cila ka shënuar për tremujorin e tretë një rritje me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Siç bën me dije Banka e Shqipërisë rritja e portofolit në fjalë ka ardhur për disa arsye ku më kryesorja mendohet oferta e përmirësuar për kredi, që duket se ka ecur paralelisht me kërkesën në rritje për financim nga individët, si dhe ulja e normave të interesit. Gjithashtu,  vlerësohet se edhe hyrja e bankave të reja në treg gjatë 2019-ës ka rritur ndjeshëm konkurrencën.

Zakonisht niveli i lartë i kredimarrjes lidhet kryesisht me investimet për blerje banese. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se për tremujorin e tretë, kjo kategori arriti një vlerë totale prej 935 milionë eurosh, duke zënë rreth 69% të nivelit të kredive të individëve. Pas saj, kategoria e dytë më e madhe janë kreditë konsumatore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.