The news is by your side.

Britania pranon: Me Brexit merr fund tregtia e lirë me Europën

Ideja se pavarësisht largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, përsëri tregtia mund të mbetet e lirë me 27 vendet e bllokut tashmë është zyrtarisht e pamundur. Ministri i kabinetit, Michael Gove paralajmëroi të hënën bizneset në Mbretërinë e Bashkuar se qeveria do të ushtrojë kontrolle të rrepta mbi mallrat nga Bashkimi Evropian, duke filluar nga fundi i këtij viti, duke pranuar kështu fundin e tregtisë së lirë me  tregun më të madh të eksporteve, Europën.

“Mbretëria e Bashkuar do të jetë jashtë tregut të vetëm të BE dhe jashtë bashkimit doganor, kështu që ne do të duhet të jemi të gatshëm për procedurat doganore dhe kontrollet rregullatore që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme.” tha Gove gjatë një fjalimi.

Tregtia e lirë, e cila lejon që mallrat të lëvizin midis vendeve pa u përballur me tarifa ose kontrolle kufitare, është një karakteristikë kryesore e Bashkimit Evropian. Përkrahësit e Brexit fillimisht kishin pohuar se Britania mund të ruajë marrëveshjen, ose diçka të ngjashme edhe jashtë bllokut. Por ajo ëndërr u shua shpejt, ose ishin ngritur që në fillim shpresat të gabuara se Bashkimi Evropian do t’i jepte Mbretërisë së Bashkuar privilegje të rezervuara për anëtarët e bllokut edhe pas largimit nga Unioni. Vendimi i kryeministrit Boris Johnson për të devijuar nga politikat dhe rregulloret e BE-së për të mos kërkuar një marrëdhënie të ngushtë ekonomike me bllokun pas Brexit duket se ishte goditja finale.

Gove  bëri të qartë të hënën se bizneset duhet të përgatiten për kontrolle të shtuara të importit të mallrave që lëvizin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian kur periudha e tranzicionit Brexit të përfundojë më 31 dhjetor. Tregtarëve do t’iu kërkohet të paraqesin deklarata doganore dhe dërgesat mund të ndalen për inspektim .

Kontrollet e kufijve mund të nënkuptojnë vonesa dhe më shumë shirita të kuq për bizneset dhe kompanitë e huaja që bëjnë biznes në Britani, të cilat kanë vuajtur prej gati katër vjetësh pasiguri nga Brexit. Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk u rrit aspak gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara të martën dhe investimet e biznesit kanë mbetur statike që nga referendumi i qershorit 2016.

Më herër, Johnson nënshkroi një deklaratë politike me Bashkimin Evropian vjeshtën e kaluar, për të krijouar një zonë të tregtisë së lirë, duke kombinuar bashkëpunimin e thellë rregullator dhe doganor, të mbështetur në konkurrencë të ndershme, por tashmë kufizimet e marrëveshjes janë të qarta. “Natyrëshëm jemi të zhgënjyer që premtimi i tregtisë së lirë edhe pas Brexit janë zëvendësuar me një premtim se tregtia do të jetë më e kontrolluar.” tha Elizabeth de Jong, drejtore në Shoqatën e Transportit të Transportit.

Pika më e madhe e shkëmbimeve doganore pritet të jetë kalimi i Kanalit anglez midis Doverit dhe qytetit francez të Calais. Në portin e Dover kaluan 2.5 milionë kamionë në vitin 2018 dhe 1.7 milionë të tjerë kaluan përmes Eurotunnel-it.

Leave A Reply

Your email address will not be published.