The news is by your side.

Britania 39 miliardë dollarë lehtësi fiskale për ekonominë e vendit

Qeveria britanike do të shpenzojë miliarda paund si përpjekje për të kufizuar ndikimin e Coronavirusit në ekonominë e SHBA-së. Kjo është bërë e ditur ditën e sotme nga shefi i financave të vendit. Rishi Sunak, i emëruar në krye të financave britanike muajin e kaluar, i tha Parlamentit se do të vendosë në dispozicion 7 miliardë paund (9 miliardë dollarë) për të mbështetur tregun e punës dhe një 5 miliardë paund shtesë për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor.

Përhapja e virusit, e cila u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, po ushtron shumë presion mbi të gjitha ekonomitë kryesore globale duke goditur ndjeshëm zinxhirët e furnizimit, kërkesën për udhëtime, si dhe duke nxitur blerjet e panikut në lidhje me konsumin. Ekonomistë dhe organizata të ndryshme, të tilla si OECD, kanë rishikuar në rënie parashikimet e tyre të rritjes globale si rezultat i situatës, duke theksuar se gjendja do jetë vërtet e vështirë.

Rishi Sunak

Sunak gjithashtu njoftoi një stimulim fiskal prej 18 miliardë paundësh si lehtësi fiskale për të mbështetur ekonominë britanike, duke bërë që stimuli total fiskal të arrijë në nivelin e 30 miliardë paundëve. Organi publik britanik, Zyra për Përgjegjësi Buxhetore, e quajti këtë shumë, si stimulin më të madh që nga viti 1992.

Leave A Reply

Your email address will not be published.