The news is by your side.

Brexit, 100 mld paund humbje tek financat publike të vendit

Pavarësisht premtimeve të mëherëshme, Kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve se një Brexit pa marrëveshje mund të sillte një humbje plot 100 miliardë paund (123 miliardë dollarë) në financat publike.

Deficiti buxhetor tashmë është projektuar të tejkalojë 50 miliardë paund vitin e ardhshëm dhe kjo mund të dyfishohet lehtë nëse Britania del nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje. Kjo është theksuar nga Instituti për Studime Fiskale në Buxhet, i cili gjithashtu ka vënë në pah se edhe me një lehtësim të politikës monetare e fiskale, ekonomia britanike po përballet për të dytin vit rradhazi me stanjacion ekonomik, nën një skenar të Brexit pa marrëveshje.

“Qeveria tani nuk ka më në dorë asnjë spirancë fiskale efektive,” tha drejtori i IFS-së Paul Johnson. “Duke pasur parasysh nivelin e jashtëzakonshëm të pasigurisë dhe rreziqeve me të cilat përballen ekonomia dhe financat publike, kryeministri duhet të ofrojë lehtësira të mëtejshme tek taksat.” u shpreh ai.

Si zgjidhje të mundshme, Johnson po u ofron votuesve nga ana tjetër, dhjetëra miliarda paund si rritje e shpenzimeve qeveritare dhe ulje të taksave të pagave. Planet e shpallura nga kancelari Sajid Javid muajin e kaluar nënkuptojnë se shpenzimet ditore për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe policinë tani janë më të larta se ato të propozuara nga partia e opozitës, askohohe në pushtet para zgjedhjeve të vitit 2017.

Nga ana tjetër, Instituti vlerësoi se Britania ka humbur pothuajse tërësisht periudhën e rritjes globale që nga viti 2016, me prodhim rreth 60 miliardë paund më të ulët se sa do të kishte qenë nëse votuesit e referendumit zgjidhnin të qëndronin në BE. Madje, një vonesë e mëtejshme e Brexit do të zgjaste edhe më tepër pasigurinë që ka goditur investimet dhe rritjen.

Aktualisht duket se vendi është në rrugën për të thyer rregullin kryesor fiskal, i cili kërkon që huamarrja strukturore të jetë më pak se 2% e GDP-së në vitet 2020-21. Një stimul fiskal për të ndihmuar ekonominë t’ia dalë pas një Brexit pa marrëveshje, do të bënte që borxhet të rriteshin në gati 90% të të ardhurave kombëtare për herë të parë që nga mesi i viteve 1960, duke rritur mundësinë e shkurtimeve të mprehta të shpenzimeve në vitet e ardhshme.

Pyetur rreth kësaj situate, kryeministri Johnson është shprehur: “Stimujt duhet të jenë shqyrtuar me kujdes dhe të përkohëshëm. Një ekonomi që rezulton më e vogël nga sa pritej, mund të mbështesë më pak shpenzime publike se sa pritej, jo më shumë.”

/ Burimi: Bloomberg

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.