The news is by your side.

Bosch krijon testin që zbulon Covid-19 për vetëm 2 orë, jo 2 ditë sa kërkon aktualisht

Robert Bosch GmbH ka deklaruar se ka zhvilluar një test që mund të diagnostikojë Covid-19 në më pak se 2.5 orë dhe mund të ndihmojë përpjekjet për të luftuar shpërthimin e Coronavirusit. “Pacientët e infektuar mund të identifikohen dhe izolohen më shpejt.” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Bosch Volkmar Denner në një deklaratë ditën e sotme.

Aktualisht pacientët zakonisht duhet të presin një ose dy ditë për rezultatet e testit dhe aftësia për të testuar Covid-19 shihet si një variabël kryesor në kufizimin e përhapjes së tij. Diagnoza është përhapur shumë, megjithëse në disa vende si Gjermania dhe Koreja e Jugut, kanë pasur ritëm më të ulët se të tjerë si Italia apo SHBA-ja, ku numri i të prekurve rritet me shpejtësi.

Testi i ri përdor platformën e diagnostikimit molekular Vivalytic, krijuar nga sektori i kujdesit shëndetësor të Bosch. Pajisja tashmë përdoret në spitale, laboratorë dhe praktika mjekësore për të diagnostikuar një sërë sëmundjesh bakteriale dhe virale, përfshirë gripin dhe pneumoninë. Testi i ri Covid-19 do të jetë në dispozicion në Gjermani në Prill dhe do të shitet edhe në tregjet ndërkombëtare. Bosch u bashkua me prodhuesin e pajisjeve mjekësore të Irlandës Veriore Randox Laboratories Ltd., partneri i saj në Vivalytic, për zhvillimin e saj.

Testet diagnostike molekulare janë standardi më i lartë, i përdorur për të përcaktuar nëse dikush është infektuar. Por ndërsa janë shumë të sakta, ata gjithashtu kërkojnë kohë, teknikë dhe pajisje me përvojë, furnizimi me të cilat shpesh mungon.

Bosch tha që testi i tij i shpejtë u zhvillua në gjashtë javë dhe mund të diagnostikojë 10 patogjene të frymëmarrjes njëkohësisht, me një saktësi prej më shumë se 95%, sipas prodhuesit.

Shkencëtarët po testojnë njëkohësisht besueshmërinë e testeve të bazuara në gjak, por këto teste, të cilat kërkojnë antitrupa kundër virusit pas pandemisë, janë më pak të besueshme se testet molekulare, por më të lira dhe më të lehta për tu bërë dhe shpërndarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.