The news is by your side.

Borxhi amerikan arrin nivelin historik 14 trilionë dollarë

Amerikanët kanë aktualisht një rekord prej 14 trilion dollarësh borxh si hipoteka, kredi studentore dhe forma të tjera borxhi. Sipas Rezevës Federale amerikane, gjatë tremujorit të tretë të vitit, borxhi amerikan u rrit me 0.7%, tendencë e cila vazhdonte tashmë prej 5 vitesh, nxitur sidomos nga papunësia e ulët, besimi i fortë i konsumatorëve dhe kostot e ulëta të huamarrjes.

Borxhi tani është rreth 1.3 trilion dollarë më i lartë se rekordi i mëparshëm i vitit 2008, megjithëse në përllogaritjen e këtyre këto shifrave nuk është marrë në konsideratë niveli i inflacionit. Borxhi i ekonomive shtëpiake është rritur me rreth 25% nga niveli i post-recesionit prej 12.7 trilion dollarë.

Hipotekat mbeten pjesa më e madhe e borxhit të amerikanëve, duke zënë rreth 9.44 trilion dollarë. Sipas Rezervës Federale, kjo është rritur me 31 miliard dollarë, ose 0.3%, nga fundi i tremujorit të dytë. Kreditë studentore gjithashtu u rritën me 1.4% në 1.5 trilion dollarë, ndërsa bilancet e kartave të kreditit arritën 13 miliardë dollarë gjatë tremujorit të tretë.

Ky nivel i lartë borxhi është pikërisht pasqyra më e madhe e ekonomisë moderne amerikane. Por borxhi pritet të bëhet edhe më i vështirë për tu shlyer në kohë recesionesh kur papunësia rritet. Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell doli të mërkurën në një deklaratë për të folur rreth borxhit, duke e cilësuar si “historikisht të lartë”, megjithatë u shpreh si institucioni do të vazhdojë të shqyrtojë me kujdes situatën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.