The news is by your side.

Bloomberg: BE mund të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por ky është vetëm draft!

Bashkimi Evropian me siguri do të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër, me qëllim që perspektiva e anëtarësimit të ndihmojë në progresin e mëtejshëm të rajonit të trazuar të Ballkanit.

“Në dritën e përparimit të arritur nga reformat, mbledhjet e Ministrave të BE në Luksemburg në 15 tetor do të vendosin të hapin negociatat e pranimit me qeveritë e Tiranës dhe Shkupit” thuhet në një draft që ka qarkulluar që prej të premtes dhe është publikuar edhe nga Bloomberg. Megjithatë asgjë nuk duhet marrë si e sigurt, pasi formulimi mund të ndryshojë përsëri. Kështu, edhe një draft i mëparshëm, i bërë publik po nga Bloomberg, nuk përfshinte rekomandimin për të filluar bisedimet.

Një shtytje e ngjashme për të hapur negociatat e pranimit u frenua në qershor, pasi vende si Franca, Hollanda, Gjermania dhe Danimarka rezistuan dhe nuk dhanë aprovimin e tyre të sigurt. Shkak për këtë është pikërisht fakti se qeveritë perëndimore të BE-së janë acaruar nga disa shtete lindore që iu bashkuan bllokut në 2004-ën, ama akoma po dështojnë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndaj këtë herë atop o tregohen më striktë. Autoritetet janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj në Unionin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm.

Vende, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Rumaninë – ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve strukturore dhe ndihmës bujqësore të BE-së janë në krye të Komisionin Evropian. Por standardet e tyre demokratike deri më tani nuk kanë arritur t’i detyrojë ata të jenë në të njëjtën linjë . Në komunikatën e qershorit, me tematikë zgjerimin, BE tha se pranimi i anëtarëve të rinj duhet të marrë parasysh aftësinë e bllokut për t’i integruar ato.

Edhe pse bisedimet e pranimit zgjasin me vite – apo edhe dekada, si në rastin e Turqisë – dhe përfundimi i tyre nuk është i garantuar, fillimi i procesit është një fitore për vendet që e arrijnë. Por nëse në komunikatën e Bloomberg thuhet se negaciatat mund të happen në tetor për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut, po e njëjta deklaratë, negociatat i cilëson fitore vetëm për këtë të fundit, pa një koment tjetër për Tiranën zyrtare.

Sipas Bloomberg, Maqedonia e Veriut kishte investuar pjesën më të madhe të kapitalit të saj politik në një marrëveshje me Greqinë, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues të Ish Republikës Jugosllave, me shpresën se kjo do t’i hapte rrugën anëtarësimit në BE.

Qeveria e re greke ka thënë se nuk pajtohet me marrëveshjen e bërë midis Maqedonisë së Veriut dhe paraardhësit të saj, por nuk do të kërkojë ta anulojë atë për shkak të nevojës për të ruajtur vazhdimësinë e marrëveshjet ndërkombëtare midis dy vendeve. Sidoqoftë, formulimet në draft komunikatën e parë nga Bloomberg, “mirëpresin Marrëveshjen historike të Prespës”, e cila mund të jetë një avantazh i madh në çeljen e negociatave. Për sa i përket Shqipërisë, Bloomberg ende nuk ka një koment.

/ Burimi: Bloomberg

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.