The news is by your side.

Bllokohen mbi 1300 biznese në 3 muaj të 2019-s, 25 000 në total së bashku me 2018-n


Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të muajit Mars janë 25.218 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar. kwtyre izneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara me ligj.

Po ashtu, është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Vetëm një tre muajt e parë të vitit 2019, listës i janë shtuar rreth 1330 subjekte debitore, pasi në fund të Dhjetorit listoheshin 23.888  të tilla. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore  është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.

Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.  Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 9 vite më parë. Megjithatë shifra në rritje muaj pas muaj, tregon edhe papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe fshehjen ndaj detyrimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.