The news is by your side.

Biznesi rritet sërish në eurozonë, por pritshmëritë përkeqësohen!

Rritja e bizneseve të eurozonës pësoi një ecuri pozitive në Gusht në sajë hovit të aktivitetit të shërbimeve dhe ngadalësimit me një ritëm më të ulët të sektorit të prodhimit. Por sipas një sondazhi frika për luftën tregtare i rrëzoi pritshmëritë për të ardhmen në pikën më të ulët të gjashtë viteve të fundit.

Pavarësisht shqetësimeve në rritje për një recesion global, SHBA dhe Kina nuk kanë treguar asnjë shenjë tërheqje nga lufta e tyre tregtare. Kjo i ka shtyrë bizneset që të kenë më pak shpresa për një përshpejtim domethënës në aktivitetin ekonomik në periudhën afatshkurtër, që do të thotë se politikbërësit duhet të krijojnë më shumë politika lehtësuese.

Indeksi i menaxhimit të blerjeve (PMI) nga IHS Markit që ka një reputacion të mirë në vlerësimin e shëndetit ekonomik u rrit në Gusht në 51.8 nga 51.5 në muajin Korrik dhe rezultoi mbi vlerën 51.2 që u parashikua në një sondazh të Reuters. Çdo shifër mbi 50 është një tregues i rritjes ekonomike.

Indeksi i pritshmërivë për të ardhmen që mat optimizmin e përgjithshëm u zhyt në 55.5 nga 58.8 që ishte në Korrik, duke shënuar vlerën më të ulët që nga Maji i 2013.

 “Dinamikat e ekonomisë se eurozonës ndryshuan shumë pak në Gusht me një rritje solide në shërbime që vazhdon ta mbajë kokën e ekonomisë në sipërfaqe pavarësisht rënies së vazhdueshme të prodhimit,” vërejti Chris Williamson, shef ekonomisti i biznesit në IHS Markit.

 “Teksa shkalla e zgjerimit të përgjithshëm u rrit, ne akoma po vërejmë GDP-në që rritet vetëm mes 0.1 dhe .0.2 % bazuar në të dhënat e PMI deri më tani në këtë tremujor.”

Kishte një gjallërim modest mes firmave që operojnë në shërbimet e industrisë. Indeksi i PMI lulëzoi në 53.4 nga 53.2 i Korrikut, sërish mbi parashikimet e sondazhit të Reuters.

Megjithatë, një tjetër shenjë e një optimizmi të pakët në bordet drejtuese,  ishte një nën indeks i pritshmërive të biznesit ra në vlerën më të ulët të 5 viteve në 57.3 nga 61.2 në muajin e kaluar.

Aktiviteti i fabrikave u tkurr për muajin e shtatë radhazi, megjithëse me një ritëm më të ulët nga muaji i kaluar, me indeksin e posaçëm i cili u rrit në 47.0 nga 46.5 në muajin Korrik, duke mposhtur parashikimin prej 46.2 të Reuters.

Një indeks që mat produktin, rezultoi në vlerën 47.8  duke treguar një ritëm më të ulët tkurrjeje nga 46.9 i muajit që lamë pas. Megjithatë, indeksi i produktit për të ardhmën i cili mat optimizmin mes fabrikave ra në 51.0 që shënon vlerën më të ulët që nga Nëntori 2012.

“Mungesa e një rikthimi nga ngadalësimet e fundit të ekonomisë ka ndikuar në vetëbesimin e firmave. Duket se kompanitë janë përgatitur për një periudhë të qëndrueshme dobësimi ekonomik dhe si rezultat po tregojnë hezitim më të madh për të punësuar staf shtesë,” shtoi Williamson.

/Burimi: Reuters

Leave A Reply

Your email address will not be published.