The news is by your side.

Bilanci i përditësuar i dëmeve- deri tani 1183 shtëpi të shembura dhe 558 pallate të dëmtuar rëndë

Zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, institucioni përgjegjës për inspektimin e dëmeve pas tërmetit të së martës së kaluar, në vazhdimësi të aksionit për identifikimin e pasojave, ka vazhduar me një përditësim të fundit të bilancit. Ditën e sotme ka qënë Zv. Ministrja e brendëshme Romina Vodo që në një deklaratë për median ka bërë publike shifrat e godinave të shembura, dëmtuara rëndë ose lehtë në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendëshme deri tani rezulton se ka:

  • 1183 shtëpi të shembura-  (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
  • 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë-  (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
  • 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë- (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)
  • 558 pallate të dëmtuar rëndë-  (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
  • 335 pallate të dëmtuar lehtë-  (Tiranë 328, Elbasan 7)
  • 28 shkolla të dëmtuara- (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan
  • 15 kabina elektike të dëmtuara- (Tiranë)
  • 146 biznese të dëmtuara- (Tiranë)
  • 2 qendra shëndetësore të dëmtuara- (Tiranë 1, Kukës 1)

Leave A Reply

Your email address will not be published.