The news is by your side.

Bie qeveria Kurti. Partitë opozitare 82 vota pro për ta rrëzuar

Deputetët e partive opozitare të Kuvendit të Kosovës kanë votuar mbrëmë pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, duke e rrëzuar kështu këtë të fundit, vetëm 50 ditë pasi kishte marrë pushtetin dhe duke e bërë qeverinë më jetëshkurtër në historinë e vendit.

Nga 117 deputetët të pranishëm në sallë 82 kanë votuar pro 32 kundër dhe 1 abstenim. Ndër votat kundër, përveç 29 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosja, ishin edhe tre deputetë nga LDK-ja, deri para pak ditësh partneri qeverisës në koalicion, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit të qeverisë, ku 82 deputetë votuan pro, Kryeministri ende në detyrë Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.