The news is by your side.

BE çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë: E ardhmja juaj është në BE!

Me sa duket marsi i vendimit të Bashkimit Euroian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ardhur me lajme të mira. Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Europiane i dhanë sot “Po”-në e shumëpritur për rrugën europianeve të dy vendeve.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka deklaruar sot: “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”.

Oliver Varhelyi

Nga ana tjetë, para video-konferencës për median, nga Berlini Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, nënvizoi se ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Ai theksoi: “Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tonë të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm dhe unë jam shumë i lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Roth, një ndër përkrahësit më të angazhuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut edhe pas vendimit të përbashkët të Unionit doli me një tjetër përgëzim duke theksuar: “Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Europën, për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën dhe Shkupin! E merituar!”

Michael Roth

Vendimi për hapjen e negociatave vjen pas rezultatit të tetorit të kaluar, kur për shkak të vetos së Francës, Europa refuzoi bisedimet me dy vendet. Shkak duket se u bë sipas presidentit Macron, jo vetëm kushtet e plotësuara në mënyrë të pamjaftueshme, sidomos nga Shqipria, por edhe reformimi i vetë BE-së para se të ishte gati për t’u zgjeruar më tej. Me sa duket, tashmë pas modifikimit të kritereve të anëtarësimit nga ana e Komisionit Europian, Franca ka hequr dorë nga bllokada dhe negociatat me dy vendet janë hapur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.