The news is by your side.

BE 50 milionë euro që Shqipëria të luftojë Covid-19

Bashkimi Evropian ka akorduar dje për Shqipërinë një fond ndihme prej 50 milionë eurosh, për luftën kundër përhapjes së Coronavirusit. Kjo është bërë e ditur nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca.

Luigi Soreca

Ai ka deklaruar:

“Jam i gëzuar të njoftoj se Bashkimi Europain do të japë një ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar CoVid-19. Konkretisht:
4 milionë euro € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore
11 milionë € për mbrojtje sociale
si dhe deri në
35 milionë € për rikuperim ekonomik.
BE është gjithmonë me Shqipërinë në kohën e nevojës! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.