The news is by your side.

BB: Përkeqësim tek korrupsioni, Shqipëria me vlerësimin më të ulët që nga 2014-ta

Banka Botërore, në aktivitetin e saj rreth vlerësimit të gjendjes ekonomike e politike të shteteve, mat një sërë treguesish, që shërbejnë pastaj si burim informacioni në gjererimin e rezultateve. Indikatorët e qeverisjes së Bankës Botërore janë një matës mjaft i mirë i performancës së një shteti në disa prej aspekteve më strategjike. Në total, këta indikatorë janë 6 dhe përfshijnë: kontrollin e korrupsionit, efektivitetin e qeverisjes, stabilitetin politik dhe mungesën e dhunës apo terrorizmit, cilësinë rregullatore, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes.

Së fundi, Banka ka publikuar raportin me vlerësimin e këtyre indikatorëve dhe ecurinë e tyre gjatë vitit të fundit në Shqipëri. Sipas të dhënave rezulton se dy prej më kryesorëve, kontrolli i Korrupsionit dhe stabiliteti politik në vend janë përkeqësuar gjatë vitit të fundit.

Kështu sipas përditësimit të fundit, Banka Botërore thekson se kontrollit të korrupsionit në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm në vitin 2018. Tashmë ky indikator rezulton në nivelin 35%, nga 42% që ishte gjatë vitit të kaluar. Kjo madje është performanca më e dobët që vendi regjistron në vlerësim, që prej vitit 2014.

Përkeqësimi i gjendjes në këtë indikator është aq i ndjeshëm, sa edhe rajon Shqipëria rezulton të ketë zbritur në vendin e parafundit. Kosova dhe vendet e tjera të rajonit kanë rezultate dukshëm më të mira, nërkohë që vetëm Bosnje Hercegovina renditet e fundit pas Shqipërisë, me performancën më të keqe.

Nga ana tjetër, indikatori i sundimit të ligjit ka shënuar një progres të lehtë gjatët vitit 2018, megjithatë përmirësimi nuk ka mjaftuar që Shqipërisë të zbresë në vend të fundit në rajon, përsëri me performancën më të dobët. Edhe Kosovën sërish është renditur më lart.  Gjithashtu sipas të dhënave rezulton se vendi ka bërë progres edhe tek efektshmëria e qeverisjes, ku ndryshe nga indikatori më lart, këtu Shqipëria lë pas në renditje  Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Përkeqësim krahasuar me një vit më parë, është shënuar po ashtu edhe në drejtim të stabilitetit politik dhe terrorizmit, ama pavarësisht kësaj, Shqipëria rezulton të jetë vendi me performancën më të mirë në rajon, për sa i takon këtij treguesi. E njëjta gjë vlen edhe për lirinë e qytetarëve për të zgjedhur qeverinë e tyre dhe për të folur lirisht. Ka përkeqësim, por Shqipëria mbetet e para në rajon. Përveç këtyre, treguesi i fundit i vlerësuar, cilësia rregullatore ka shënuar një përmirësim të lehtë.

Gliqeri Riza

Leave A Reply

Your email address will not be published.