The news is by your side.

Bashkitë e vendit plot 6.8 mld lekë borxhe, kryeson Tirana!

Eshtë publikuar së fundi për herë të parë raporti vjetor për financat publike vjetore referuar vitit të kaluar. Sipas të dhënave për vitin 2018,  61 bashkitë e vendit kanë akumuluar një stok detyrimesh të prapambetura në vlerën e 6.8 miliardë lekëve. Ndërsa krahësuar me 2017, nga viti i mëparshëm njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë ulur stokun e detyrimeve të prapambetura me rreth 2.4 miliardë lekë.

Por cilat janë bashkitë me më borxhe dhe ato më të kursyerat? Referuar raportit, stoku më i lartë i borxhit regjistohet në Tirana, ku vlera përllogaritet rreth 2 miliardë lekë. Një vlerë e tillë sipas të dhënave vjen si pasojë e shtrirjes së gjerë gjeografike që përfshin Bashkia Tiranë me ndarjen e re administrative dhe gjithashtu edhe për shkak të investimeve të shumta publike. Megjithatë, në krahësim me vitet e kaluara, raporti thekson se borxhi ka pasur një trend rënës me thuajse 2 miliardë lekë në vit.

Detyrime të larta borxhi për vitin 2018 regjistrohen gjithashtu edhe në bashkitë Pogradec  rreth 417 milion lekë,  Bashka Kavajë me rreth 400 milionë lekë, Vlorë me rreth 381 milionë lekë dhe Lezhë me 335 milionë lekë.

Nga ana tjetër, institucionet e qeverisjes vendore me më pak borxhe, janë Bashkia Këlcyrë me  vetëm 386 mijë lekë,  Maliq me 2.4 milionë lekë,  Has dhe Fushë-Arrës me 7.6 milionë lekë,  Bashkia Korçë me 9 milionë lekë dhe pas tyre  Vau i Dejës me 11.1 milionë lekë dhe Bashkia Berat me 11.5 milionë lekë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.