The news is by your side.

Bankers Petroleum, fillesat dhe fitimet në rritje muajt e fundit

Bankers Petroleum, kompania kanadeze në pronësi të koorporatës  kineze Geo-Jade Petroleum ka pësuar një rritje prej 18% në të ardhura në 6 mujorin e parë të këtij viti. Një fakt ky që tregon ecurinë pozitive që ka pasur kjo kompani në tregun shqiptar. Por cili është historiku i zhvillimit të Bankers Petroleum në vendin tonë?

Bankers Petroleum nisi të operojë në Shqipëri në vitin 2004 me një mesatare prodhimi prej 600 fuçi nafte në ditë. Me kalimin e viteve aktiviteti i kompanisë u rrit ndjeshëm si në numrin e puseve të reja ashtu edhe në fuçitë e naftës në ditë. Në vitin 2016 kompania kanadeze kaloi në pronësi të koorporatës kineze Geo-Jade Petroleum për vlerën e 575 milionë dollarëve kanadezë.Në vitin 2018  numri i fuçive të naftës në ditë ishte 15 500, ndërsa numri total i puseve që nga viti 2004 në 2018 arrin në 773.

Gjithashtu Bankers ka një numër të konsiderueshëm punonjësish. Numri i të punësuarëve nga kjo kompani është 1700 ku 500 prej tyre janë me nënshtetësi shqiptare.  Përfitimet e qeverisë nga taksat kanë qenë relativisht të mëdha. Taksat e paguara ndaj qeverisë shqiptare janë rreth 700 milionë dollarë. Ndërkohë bashkive u janë paguar rreth 2.2 milion dollarë taksa.

Në gjysmën e parë të vitit 2019 kompania rriti të ardhurat me 18 % duke arritur vlerën e 146 milionë dollarëve nga 122.8 milionë dollarë që ishte në vitin 2018.Gjithashtu numri i puseve të hapura gjatë kësaj periudhe shkon në 49.Bankers planifikon të hapë dhe 38 puse të reja në gjysmën e dytë të këtij viti.

/ Burimi: Bankers Petroleum

Leave A Reply

Your email address will not be published.