The news is by your side.

Bankat zvicerane do të tatojnë më shumë depozitat e miliarderëve globalë!

Bankat zvicerane do të fillojnë të marrin më shumë para nga  klientët e tyre super të pasur për t’u kujdesur për llogaritë e këtyre të fundit. UBS, menaxheri më i madh i pasurisë në botë, u ka bërë me dije klientëve të martën se në vazhdim do të aplikohet një tarifë vjetore prej 0.6% në kursimet për shumat më tepër se 500,000 €. Tarifa pritet të hyjë në fuqi në Nëntor.

Banka 157-vjeçare, po e ndërmerr këtë politikë duke prezantuar tarifën për të tejkaluar koston e normave negative të interesit të përcaktuara nga Banka Kombëtare Zvicerane dhe Banka Qendrore Evropiane. Norma e interesit nga Banka kombëtare vendase aktualisht rezulton në nivelin -0.75% dhe ekonomistët e anketuar nga Reuters thanë se prisnin që ajo të qëndronte negative deri të paktën  në 2021.

“Kushtet në tregjet e kapitalit mbeten shumë sfiduese,” tha UBS. “Normat e interesit janë më të ulëta se sa pritej, duke mbetur në territor negativ. Supozojmë se kjo periudhë e normave të ulëta të interesit do të zgjasë edhe më gjatë, atëherë bankat do të vazhdojnë të paguajnë norma negative për depozitat e klientëve në bankat qendrore.”

“Pas lëvizjeve të ngjashme nga një numër bankash të tjera këtu në Zvicër, konfirmojmë që kemi vendosur të rregullojmë tarifat e depozitave të parave për franga zvicerane të mbajtura në Zvicër. Duke filluar nga 1 Nëntori, individëve privatë që mbajnë balanca të mëdha parash mbi 2 milion franga në UBS  do t’ju ngarkohet një tarifë depozite 0.75%. ” thuhej në deklaratën e institucionit.

UBS lajmëroi kohët e fundit klientët e saj, se Banka Kombëtare mund të ulë normën e depozitave në -1% në Shtator. Normat e depozitave të BQE aktualisht rezultojnë -0.4%, ndërsa Rezerva Federale e ShBA-së uli për herë të parë në një dekadë normat e interesit  javën e kaluar, në një interval prej 2% -2.25%.

Franga Zvicerane arriti nivelin e saj më të lartë ndaj paundit të hënën ndërsa investitorët e blenë më shumë valutën  pas përshkallëzimit të tensioneve tregtare. Edhe Credit Suisse, banka e dytë më e madhe në Zvicër, tha javën e kaluar se do t’u ngarkonte klientëve të saj një tarifë prej 0.4% në kursime mbi 1 milion € nga Shtatori. Bankat më të vogla private zvicerane si Julius Baer dhe Pictet tashmë tarifa të tilla i aplikojnë prej kohësh për depozita të mëdha parash.

UBS aktualisht tërheq shumë nga kursimet e super të pasurve të globit, që kërkojnë stabilitetin dhe privatësinë e bankave të Zvicrës në kohën e rritjes së paqëndrueshmërisë financiare në të gjithë botën. Banka punëson 23.600 njerëz në departamentin e menaxhimit të pasurisë “për të ofruar këshilla dhe zgjidhje të përshtatshme për investime për klientë privatë, veçanërisht në segmentet me vlerë të lartë neto”.

500 njerëzit më të pasur në botë humbën 2.1% të vlerës së tyre neto të hënën, pasi tregjet e aksioneve në SHBA patën rënien e tyre më të madhe një-ditore këtë vit. Sipërmarrësi më i pasur në botë, Jeff Bezos i Amazon, pa humbjen më të madhe në pasurinë e tij duke rënë me $3.4 bilionë dhe duke  zbritur në $110 bilionë në total.

Të pasurit e Hong Kongut gjithashtu po kujdesen për humbjet e mëdha pas disa javësh protesta dhe grev, që filluan për një ligj të ekstradimit, i cili do të lejonte transferimin e të dyshuarve në territorin e Kinës. Pasuria e 10 personave më të pasur në Hong Kong-ut  ka rënë me 19 bilionë dollarë që nga 23 Korriku.

/ Burimi: The Guardian

Leave A Reply

Your email address will not be published.