The news is by your side.

Bankat e Zvicrës, nivelin më të ulët të normave të interesit në botë

Banka Kombëtare e Zvicrës(SNB) mund të duhet të marrë masa të tjera për të zbutur edhe më tepër frangën dhe për të parandaluar vlerësimin e mëtejshëm të monedhës vendase në një nivel të dëmshëm. Një numër në rritje ekonomistësh presin që SNB të ulë normën e saj të interesit, tashmë në nivelin më të ulët në botë me -0.75%. Të dhënat nga Banka Qendrore sugjerojnë se ajo pritet të ndërhyjë përsëri kohët e fundit, pasi monedha u vlerësua në nivelin më të lartë që nga viti 2017.

UBS Group AG, Raiffeisen Bank International AG dhe Bank J. Safra Sarasin janë ndër institucionet kryesore bankare në vend dhe aktualisht tek to pritet përsëri një ulje e normës deri në 25 pikë brenda fundit të Shtatorit. 

Nga ana tjetër, edhe Banka Qendrore Evropiane pritet të lëshojë një stimul të ri me ardhjen e Shtatorit, masa e fundit e presidentit në ikje Mario Draghi. Megjithatë SNB vazhdon të mbetet nën kontroll të ngushtë për veprime të mundshme për të përmirësuar pozitën e monedhës vendase në tregje.

Presidenti i SNB-së Thomas Jordan ka thënë se akoma vend për të manovruar si për ndërhyrjet e politikave monetare ashtu edhe për normat e interesit në rast se ekonomia vijon të përkeqësohet. Ai ka treguar gatishmëri për të ndërmarrë veprime dramatike kur është e nevojshme dhe investitorët janë të bindur që këto nuk janë thjesht fjalë!

Investitorët e kujtojnë edhe tani pa problem politikën e ndërmarrë nga Jordan në Janar të 2015-ës, një vendim që asokohe tronditi tregjet. Kjo pasi Jordan vendosi të ulte frangën në nivelin më të ulët të tre viteve paraardhëse duke e tregtuar atë vetëm me 1.20 kundrejt euros.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe cili pritet të jetë hapi i rradhës nga Banka e Zvicrës. Bloomberg ka ndërmarrë një anketë me ekonomistë dhe ekspertë të fushës dhe sipas projeksioneve paraprake bëhet me dije se për momentin normat e SNB-së mendohet  të mbeten në nivelin aktual -0.75%.

/ Burimi: Bloomberg

Leave A Reply

Your email address will not be published.