The news is by your side.

Banka Qendrore Europiane po planifikon një paketë stimuluese

Politikbërësit e Bankës Qendrore Europiane janë të shqetësuar se rritja ekonomike është edhe më e dobët nga ç’është menduar më parë. Për këtë arsye një paketë masash mund të jetë mënyra më e mirë për të luftuar rënien ekonomike, treguan raportet e takimit të 25 Korrikut ditën e enjte.

Me rritjen ekonomike dhe inflacionin që po ngadalësohet prej muajsh, presidenti i BQE ka premtuar më shumë stimuj në muajin Shtator dhe një rrjedhje e të dhënave ogurzeza vetëm sa e ka përforcuar variantin për nevojën e politikave lehtësuese.

Raportet e takimit treguan mundësitë që paraqiten në tavolinë për BQE përfshirë një kombinim të uljes së normave të interesit, blerjes së aseteve dhe ndryshimet në udhëzimet e normave të interesit.

Banka gjithashtu mund të ofrojë më shumë mbështetje për sektorin bankar që mund të përcillet nëpërmjet politikave lehtësuese për ekonominë reale. “Pikëpamja trajton se opsione të ndryshme duhet të shihen si një paketë, si një kombinim instrumentash me përplotësueshmëri domethënëse dhe sinergji,” tha BQE.

 “Eksperienca ka treguar se një paketë, siç është kombinimi i uljes së normave dhe blerja e aseteve, ishte më efektive se një sekuencë aksionesh selektive,” shtoi banka. Normat shumë nivelëshe të depozitave mund të jenë ndër masat më kontradiktore që po merren nën shqyrtim.

Disa politikbërës argumentuan se normat negative të interesit po rrisnin presionin në sektorin bankar, ndërsa të tjerë paralajmëruan për pasojat e paqëllimshme të një ndryshimi të tillë në politika.

Me Draghi që do ia kalojë postin Christine Legarde në fund të Tetorit, ai ka vetëm dy takime politikash të mbetura në prag të largimit të tij nga BQE po në të njëjtën ditë në të cilën Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian.

Politikbërësit në takimin e fundit të Korrikut gjithashtu shprehën shqetësimet se të dhënat që nxorën, treguan një nevojë për një tjetër ulje të normave të interesit nga BQE dhe telashet jashtë eurozonës kërcënojnë që të infektojnë ekonominë e bllokut.

“Treguesit e disponueshëm në të tashmen sinjalizuan një ngadalësim të rritjes në tremujorin e tretë të 2019, duke rritur dyshimet e përgjithshme për sa i përket rikuperimit në gjysmën e dytë të vitit,” tha BQE.

 “Rreziqet e rënies janë bërë më dominuese dhe vazhdueshmëria e tyre mund të krijojë përfundimisht nevojën për një rishikim të skenarit të rritjes,” shtoi BQE. Me një ngadalësim më të zgjatur, ekziston gjithashtu një rrezik se dobësimi i industrisë mund të përhapet në shërbime teksa prodhimi ka prirjen për të qenë një tregues lider.

Eurozona pati një rritje të dobët në tremujorin e dytë dhe Gjermania, që është ekonomia më e madhe e bllokut mund të ndodhet në recesion teksa lufta tregtare globale, ngadalësimi i Kinës dhe paqartësia ndaj Brexit i bllokojnë kërkesën për eksporte dhe zbehin vetëbësimin në sektorin e saj të fabrikimit.

Megjithëse ekonomia e brendshme është mbajtur relativisht mirë, tashmë ka shenja se telashet e importuara po fillojnë të ndikojnë në rritjen ekonomike me shtimin e pakët të vendeve të punës dhe rënies së vetëbesimit në sektorin e shërbimeve.

/Burimi: Reuters

Leave A Reply

Your email address will not be published.