The news is by your side.

Banka e Shqipërisë: Për tremujorin e tretë rritja ekonomike vetëm 2.3%

Banka e Shqipërisë ka prezantuar së fundi raportin e politikës monetare të tremujorit të katërt. Sipas vlerësimeve të institucionit është theksuar se ecuria negative me të cilën ekonomia shqiptare është përballur gjatë këtyre muajve të 2019, pritet të vazhdojë me të njëjtën tendencë deri në përfundim të vitit. Megjithatë ekspertë nga Banka vlerësuan se situata pritet të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, megjithëse optimiste për të ardhmen, Banka e Shqipërisë ka theksuar se rreziqet ndaj ekonomisë janë në rritje dhe lidhen kryesisht me mjedisin e zymtë ekonomik në Europë. Ekonomia e Eurozonës vazhdon të ketë rritje të dobët dhe inflacion të ulët. Kështu Shqipëria, thellësisht e ndikuar nga shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja direkte, sigurisht që preket shumë prej të gjitha këtyre zhvillimeve.

Gjithashtu, gjatë prezantimit, Banka e Shqipërisë vlerësoi edhe ecurinë ekonomike të tremujorit të tretë dhe rritjen e këtyre muajve të shkuar. Rritja ekonomike u vlerësua rreth 2.3% për tremujorin dhe faktorë ndikues tek tendenca rënëse u vlerësuan rënia e prodhimit të energjisë, ndikimi nga mbyllja e lojërave të fatit dhe nga përfundimi i projekteve të investimit në energjetikë, si HEC-i i Devollit dhe gazjellësi TAP.

Nga ana tjetër, referuar inflacionit është ai vazhdon të mbetet i ulët dhe jashtë objektivit prej 3% që Banka ka vendosur. Megjithatë me rritjen e kostove të prodhimit dhe kapaciteteve të biznesit, nga raporti është vlerësuar se infacioni pritet të arrijë objektivin, por kjo pritet të ndodhë gradualisht deri në 2021-shin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.