The news is by your side.

Banka Botërore gati për të mbështetur Shqipërinë pas tërmetit

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit rezultoi me pasoja fatale për vendin. 51 persona humbën jetë, qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra familje janë aktualisht të pastreha, pasi humbën banesat e tyre. Kryesisht në Durrës dhe Tiranë qindra pallate dhe shtëpi u shembën ose janë dëmtuar rëndë duke u bërë të pabanueshëm.

Gjendja e vështirë me të cilën po përballet vendi ka sensibilizuar shqiptarët dhe të huajt, në vend dhe jashtë tij. Organizatat dhe biznesmenët më mëdhenj në vend kanë dhuruar shuma parash si ndihmë ndaj zonave të prekura, ndërkohë që edhe Bashkimi Europian dhe shtetet e tjera gjithashtu kanë ndihmuar shumë dhe janë zotuar të dhurojnë fonde për rindërtimin e Shqipërisë.

Së fundi gatishmërinë për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti e ka shprehur edhe Banka Botërore. Institucioni ka deklaruar: “Thellësisht të trishtuar për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Zyra e Bankës Botërore në Shqipëri është e gatshme të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për rimëkëmbje dhe rindërtim.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.