The news is by your side.

Astir, nga 33 objekte që do prishen, vetëm 21 të shpronësuar. Banorët përplasen me policinë

Dita e sotme duket se ka filluar plot tensione për kryeqytetin. Përplasje të ashpra me policinë, shoqëruar me arrestime të shumta janë regjistruar në zonën e Astirit, pasi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të fillojë sot prishjen  e një sërë objektesh, si pasojë e projektit të Lotit të parë të Unazës së Madhe.

Pasi fadromat kanë filluar me aksionin e prishjes së godinave në fjalë, banorët janë përplasur me policinë. Për pasojë rreth 10 banorë janë arrestuar dhe shoqëruar për në komisariat, të akuzuar se kanë kundërshtuar forcat policore, ndërkohë që shumë të tjerë janë plagosur.  

Aksioni i sotëm, që mendohet se i hap rrugën realizimit të projektit të shumëdiskutuar të Unazës së Madhe, ka në plan prishjen e 33 objekteve të baninimit ose jo, me 1 deri në 4 kate. Siç bën me dije Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, prej këtyre objekteve, vetëm 21 janë shpronësuar, ndërkohë që të tjerët janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.