The news is by your side.

Arrin në 4 numri i viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri

Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndërruar në spitalin Infektiv një pacient 43-vjeçar nga Kavaja, i cili ndodhej në terapi intensive, pasi ishte konfirmuar i prekur nga Coronavirusi. Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes së djeshme, pacienti ishte asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por për shkak të komplikacioneve nuk ka mundur të mbijetojë.

Bëhet me dije se ai nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese përveç obeziteteit dhe është tashmë viktima e katërt nga COVID-19 në Shqipëri. Ndërkohë viktima e tretë u shënua mbrëmjen e djeshme dhe ishte përsëri një pacient i shtruar në Urgjencën Infektive, i konfirmuar me COVID-19, por që vuante edhe nga kanceri në mushkëri, në një stad shumë të avancuar.

Pacienti në fjalë, 71-vjeçar me origjinë nga Kuçova, ishte trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, por për shkak të gjendjes së rënduar, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial, pas të cilit humbi edhe jetën. Ai vuante edhe nga disa sëmundje shoqëruese si kanceri i mushkërive, diabet mellitus, fibrilacioni arterial dhe hipertensioni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.