The news is by your side.

Armata e pashfrytëzuar

Nga Arbër Hitaj

Para pak vitesh Qeveria spanjolle e ndodhur përballë një krize të rëndë ekonomike që solli rritjen e numrit të papunësisë, ndërrmori një qasje të re për të luftuar numrin e lartë të papunësisë. Paralelisht me politikat favorizuese për moshat e reja, një nismë e panjohur më parë u aplikua për disa muaj për grup moshën 50 deri në 65 vjeç. Nisma në thelb nuk ishte shpikje, por shumë e thjesht parashikonte trajnime të shumta për këtë moshë duke filluar nga elementet më bazike si përdorimi i teknologjisë internet, marangoz, e deri te ato më të sofistikuarat që kishte tregu nevojë.

Ripregatitja e kësaj moshe solli efekte të mira dhe riintegrim në tregun e punës të kësaj moshe. Kjo u shoqërua edhe me një paketë tjetër, ku moshës së tretë ju krijuan kushte të favorshme për të jetuar më mirë dhe më lirë. Programi përfshinë reduktim të madh të çmimit të biletës së transportit publik shumë i rëndësishëm në një vend të madh si Spanja, apo hyrjet në teatër, përfshi edhe hotele apo restorante. Qëllimi kryesor ishte dhënia e shpresës për këtë shtresë që nga ndryshimet e shpejta të teknologjisë e gjente vetën jashtë sistemit ekonomiko social.

Duke parë efektin pozitiv të kësaj mase, qeveria spanjolle mendoj ta zgjeroj edhe me tej duke e future në zbatim programin e “Riirintegrimit” për gjithë moshën 44-65. Plani me një vlerë 1.3 miliard euro, nuk synon të bëj planifikim ekonomik (siç mund të ngaterrohet me qëllim nga politikanët lindorë që deformojnë edhe tezat më të thjeshta), por synon të pregatisë një ushtri të tërë për tregun e punës dhe nevojat, duke filluar nga kopshtarë, hidraulik e shumë profesione të thjeshta.

Plani i “Riintegrimit”, ka brënda tij 63 masa si kjo ushtri do ti rikthehet “luftës” në zanat, përfshinë bashkëpunim të ngushtë më biznesin, qeverisjes lokale, dhe gjithë grupet e tjera të interesit.

Nga studimet papunësia e madhe e kësaj grup moshe sjell varfëri direkte, sepse shumica janë persona familjarë dhe efekti është zinxhir në ekonomi por edhe social. Nga të dhënat rezulton se shumica e të papunëve janë gra, të cilat përballen edhe me pasoja sociale të rënda, si përjashtimi apo demotivimi.

E bëra këtë hyrje pak të gjatë për të kaluar në realitetin shqiptar. Ndër vite qeveritë por edhe biznesi, vemenndjen me të drejtë ja kanë kushtuar punësimit, programeve të dedikuara të rinjve dhe me të drejtë, por ajo që është harruar është mosha 44-65 vjeç. Referuar shifrave të INSTAT për 2019, llogariten se papunësia te të rinjtë është rreth 22.2 % ndërsa e moshës 30-64 vjeç 9.2%. Te ky grup pjesa më e madhe janë familjarë, duke ndikuar direkt në rritjen e varfërisë për vendin. Në disa raste të disa politikave sporadike përqëndrimi ka qenë vetëm te dhenia e lëmoshëveve por pa ndërmarrë nisma konkrete, për ta riaftësuar këtë grup moshe për tregun e punës.

Shumë persona të kësaj grup moshe nuk patën mundësi të ecnin me ritmin e kohës në përdorimin e teknologjisë, mbeten të pakualifikuar në aspekte bazike të kohës, ata mbeten pas në trajnime apo kualifike për zanatet (hidraulik, mekanike etj), ose ata që e kanë janë më shumë autodidakt. Të gjithë e dimë sa e vështirë është në ditën e sotme të gjesh një hidraulik ose marangoz, sesa një avokat apo politikan.

Unë besoj se është koha për një vemendje të shtuar ndaj kësaj grup moshe, sepse duke e lidhur me faktin se janë familjarë do japin një ndikim direkt në uljen e varfësirë, e kundërta ka sjellë problem jo të vogla sociale, ku kemi një shtim të krimit në familje, apo rritje të numrit të divorceve për shkaqe ekonomike.

Por nëse do ketë vemendje ndaj kësaj shtrese ajo duhet të jetë serioze dhe e mirëstudiuar, aktorët e përfshire duhet të jenë të shumtë dhe qytetarëve tju bëhet e qartë se nuk do jetë plafinikim ekonomik, por riaftësim për personat që s’kanë mundësi. Por që nisma të këtë sukses ajo duhet të drejtohet nga biznesi, si faktori i vetëm i orientuar vetëm drejt suksesit dhe jo politika e orintuar vetëm nga përfitimi i momentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.