The news is by your side.

Apple fillon prodhimin e të parit iPhone me kosto të ulët

Apple ka planifikuar të fillojnë në shkurt prodhimin e një iPhone-i të ri me kosto të ulët, si një mënyrë për të arritur një pjesë akoma më të madhe të tregut global, edhe për njerëzit me më pak mundësi për të patur një iPhone të zakonshëm. Nisma duket se vjen në një kohë kur më vonë këtë vit, kompania pritet të hedhë në treg aparatet e saj 5G.

Kompania me bazë në Kaliforni pritet ta zbulojë zyrtarisht telefonin e ri në Mars dhe prodhimi i tij është marrë përsipër nga Precision Hon Hai, Pegatron Corp. dhe Wistron Corp. Ky do të jetë modeli i parë me kosto të ulët i iPhone dhe do të jetë i ngjashëm me iPhone 8 të vitit 2017. Ai do të përfshijë një ekran 4,7 inch. Nga ana tjetër IPhone 8 që është ende në treg, shitet për 449 dollarë, ndërkohë që pritet që smartphone me kosto të ulët të kushtojë shumë më lirë.

Telefoni i ri pritet të ketë Touch ID të futur në butonin fillestar, duke ripërdorur teknologjinë e Apple në vend që të vendosë një sensor të gishtërinjve në ekran si shumica e rivalëve modernë Android. Ai nuk do të ketë autentifikimin biometrik të Face ID, por do të ketë të njëjtin procesor si pajisja aktuale më e mirë e Apple, iPhone 11. Kompania pret që shitjet e iPhone të jenë gjithmonë e më tepër në rritje pas nismës së fundit.

iPhonët më të përballueshëm të Apple janë provuar të jenë të pëlqyer nga konsumatorët, megjithëse padyshim kjo vlen vetëm për modele disi të klauar. Risitë aktuale gjithmonë kushtojnë shumë. Apple po planifikon një iPhone të ri të nivelit të lartë për t’u lançuar më vonë në vitin 2020 që përfshijnë lidhjen 5G, fuqi përpunuese më të shpejtë dhe kamerat e reja 3D në anën e pasme.

Një çmim më i lirë mund të ndihmojë Apple të konkurrojë më mirë në tregjet në zhvillim, veçanërisht në Indi. Atje iPhone-ët janë ende të kushtueshëm për t’u blerë, dhe shtijet po tejkalohen nga rivalët Android me çmime agresive, edhe më pak se 200 dollarë. Ndaj, gjigandi amerikan i teknologjisë shpreson që shitjet e aparateve të saj të rriten këtë vit. Madje kompania ka vendosur si objektiv shitjen e më shumë se 200 milionë njësive deri në fund të vitit 2020.

Leave A Reply

Your email address will not be published.