The news is by your side.

Anomalia shqiptare: të varfërit pa para por me prona

Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundi një vrojtim mbi pasuritë e familjeve shqiptare. Nga anketa u vu re se 43% e pjesëmarrësve deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi apo pasurie tjetër financiare, por kur vjen puna tek pasuritë e paluajtshme, 95% e tyre rezultojnë pronarë të 1-2 pronave të tilla, kryesisht shtëpi banimi. Në një kohë kur, vendi ka nivelet më të ulëta europiane të të ardhurave për frymë, rezultatet për sa i përket pasurive të paluajtshme janë vërtet befasuese.

Në anketën me qëllim vlerësimin e gjendjes së pasurisë, Banka e Shqipërisë morri në shqyrtim 1118 familje, të cilat sipas deklarimeve rezultuan të zotërojnë 1645 pasuri të patundshme të llojeve të ndryshme, si tokë, shtëpi banimi, dyqan, godinë, etj. Përfundimet treguan se 1064 famije zotërojnë 1-2 pasuri të paluajtshme që shumicën e rasteve janë shtëpi banimi, por nuk hidhet poshtë as mundësia e kombinimit të një shtëpie me një prone tjetër të patundshme. Kjo shifër, e përkthyer në pike përqindje rezulton sa 95% e gjithë të anketuarve, qartazi tepër e lartë për realitetin shqiptar.

Për sa i takon pjesës së ngelur, 3% e familjeve të pyetura deklaruan se zotërojë edhe më shumë se sa 1-2 prona të tilla, ndërsa nga gjithë pjesëmarrësit në anketë vetëm 2% duket se nuk kanë në zotërim asnjë lloj pasurie të paluajtshme, të llojeve përmendur më sipër.

Duket se ky trend pozitiv shfaqet jo vetëm tek familjet me të ardhura mesatare apo normale, por edhe tek ato huamarrëse, që kanë gjithashtu nivele të kënaqshme pronash. Në momentin e investimit, 94% e tyre deklaruan se janë tashmë pronarë të 1-2 pronave si shtëpi apo tokë, dhe kjo peshë duket se ka pësuar rritje në periudhën e gjysmës së dytë të 2018. Edhe në këtë rast, ashtu si më sipër, 2% e tyre deklaruan se nuk kanë asnjë lloj pasurie të tillë, ndërkohë që niveli i zotëruesve të më shumë se 1-2 pronave rritet në vlerën 4%.

E teksa duket se nivelet e zotërimit të pasurive të patundeshme shfaqen të admirueshme dhe befasishëm të larta, vrojtimi nxjerr në dritë një tjetër përfundim shqetësues. Gati gjysma e familjeve shqiptare, respektivisht 43% e tyre nuk zotërojnë asnjë pasuri financiare, si kursime cash likuide, llogari bankare, apo depozita të çfarëdo lloji. Krahësuar me të njëjtën periudhë të vrojtimit të kaluar, shifra është rritur me 14%.

Për sa i takon pjesës së familjeve që duket se zotëron pasuri finaciare në formën e llogarive apo depozitave të kursimit, vrojtimi del në rezultatin se pikërisht këto depozita dhe llogari bankare mbajë peshën kryesore në investimin financiar të familjeve shqiptare, me plot 64% të vlerave të kampionuara.

Përveç kësaj krahësuar me 6 mujorin e kaluar, pasha totale e investimit të pasurive financiare brenda sistemit ka pësuar një rritje me 5% të totalit të familjeve. Ky rezultat vjen si pasojë e faktit se familjet shqiptare duket se po zgjedhin forma të tjera investimi. Rastet e investimit me fonde private të pensionit janë për shembull një nga faktorët me kontibut kryesor në këtë rritje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.