The news is by your side.

Amerikanët tashmë kanë shumë besim tek rritja e ekonomisë së tyre. Cila është arsyeja?

Sa vjen e më tepër, amerikanët duken tashmë të bindur dhe me besim tek ecuria pozitive e ekonomisë së vendit. Shoqata Kombëtare e Ekonomisë së Biznesit tha në një studim të fundit se 67% e të anketuarve presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Amerikës të rritet me 1.1% në 2% këtë vit. Madje një numër në rritje i të anketuarve (30%, krahasuar me 20% në tetor) presin një rritje edhe më të lartë deri në 3%.

Sondazhi i 97 ekspertëve të ekonomisë në lidhje me kushtet e biznesit të SHBA u krye në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit, kur u bënë të dukshme disa tregues shumë pozitivë ekonomike. Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanada dakordësuan për përfundimin e një marrëveshjeje tregtare dhe tregu i aksioneve mbylli vitin në një nivel të lartë, në një kohë kur Rezerva Federale ka mbajtur të ulëta normat e interesit të ulëta.  Sondazhi madje u bë para se Shtetet e Bashkuara dhe Kina të nënshkruanin një marrëveshje paraprake tregtare, megjithëse ajo diskutohej prej mujash. Tashmë frika nga një recesion i mundshëm është zvogëluar dhe bizneset janë të sigurt për shëndetin e ekonomisë amerikane.

Ekspertët shprehen optimistë duke vlerësuar se fakti që investitorët dhe sipërmarrësit mendojnë se kompanitë e tyre do të bëjnë më mirë, sigurisht që do të kontribuojë në një GDP më të lartë. Nëse ata mendojnë se ekonomia e përgjithshme është duke u përmirësuar, siç duket se po ndodh, ata do të shohin më shumë shitje në kompanitë e tyre dhe ata do të duan të punësojnë më shumë njerëz.

Sondazhi vjen gjithashtu në një kohë kur papunësia ka arritur një rekord të ulët dhe besimi i konsumatorëve vazhdon të rritet. Edhe pagat u rritën në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, pas një rënieje në muajt e kaluar. Por, për herë të parë në një dekadë, punësimi mbeti i sheshtë në tremujorin e katërt, ndërsa kompanitë vazhduan të punësojnë më shumë në sektorë si financa, sigurimet dhe pasuri të paluajtshme, në industrinë e transportit dhe atë të komunikimit.

Pritjet për rritjen e vendeve të punës ishin shumë më të larta në anketën më të fundit në krahasim me atë të fundit. 27% e ekonomistëve presin që punësimi të rritet edhe në vitin 2020, krahasuar me vetëm 19% në anketën e fundit.

Tetorin e kaluar, shkalla e papunësisë në SHBA ra në pikën e saj më të ulët që nga viti 1969 dhe që atëherë tregu i punës është i fortë: Ka më shumë pozicione se sa ka njerëz të papunë që kërkojnë një vend pune. Të dhënat bëhen të ditura nga Byroja e Statistikave të Punës.

Nga ana tjetër, ndërsa 61% e bizneseve thanë se nuk ishin ndikuar nga tarifat në vitin 2019, disa industri u goditën më shumë se të tjerat. Shumica e kompanive në prodhim, miniera dhe bujqësi raportuan se tarifat iu kishin rritur kostot dhe 41% thanë se kjo kishte çuar në shitje negative.

Kompanitë e prodhimit, minierave, bujqësisë dhe peshkimit raportuan gjithashtu rënie të marzheve të fitimit, ndërkohë që ndustritë e financave, sigurimeve dhe pasurive të patundshme thanë që marzhet e fitimit ishin në rritje në përgjithësi.

Ndërkohë, kompanitë që përfshijnë teknologji më të përparuara, ai për shembull ato të blerjeve në internet dhe shërbimet në cloud, janë ende të dyzuara rreth ndikimit të politikave tregtare në ecurinë e bizneseve të tyre. Ndërsa 38% e bizneseve të anketuara thanë se nuk prisnin ndikim domethënës, 26% mendojnë se shitjet do të rriten dhe 23% mendojnë se kostot do të bien pas dakordësimit të marrëveshjes tregtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.