The news is by your side.

Amerikanët tashmë do marrin çeqe 1200 $ për të përballuar izolimin

Ndërsa Kongresi amerikan ka aprovuar projektligjin prej 2 trilionë dollarësh për të stimuluar ekonominë, tashmë disa amerikanë mund të presin çeqe nga qeveria, për t’i ndihmuar ata të përballen me shkatërrimin ekonomik që buron nga kriza e Coronavirusit. Këto pagesa pritet të jenë 1.200 dollarë për individë, 2,400 dollarë për ata që janë martuar dhe paraqesin bashkërisht taksat mbi të ardhurat dhe 500 dollarë për fëmijët.

Por amerikanët duhet të plotësojnë disa kritere në mënyrë që të kenë të drejtë të përfitojnë paratë, bazuar në të ardhurat e tyre bruto në deklaratat tuaja të fundit të taksave. Nëse dikush fitonn më shumë se 75,000 dollarë në vit si individë, 112.500 dollarë si kryefamiljarë ose 150,000 dollarë nëse është i martuar dhe i paraqet të ardhurat bashkërisht në çift, shuma që shteti i akordon fillon të zvogëlohet me 5 dollarë për çdo 100 dollarë që tejkalohen këto pragje. Faza përfundon plotësisht në 99,000 dollarë të ardhura për individët, 146.500 dollarë për kryefamiljarë me një fëmijë dhe 198,000 dollarë si çift pa fëmijë.

Nga ana tjetër, përfitojnë edhe personat që nuk kanë të ardhura ose nëse mbështeten vetëm në programe të asistencës së qeverisë, si përfitimet shtesë të sigurimeve shoqërore, si burim të ardhurash për të jetuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.