The news is by your side.

Ambasadorja Kim: Ja 3 gjërat që do bëj gjatë mandatit në Shqipëri!

 Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka mbërritur në Shqipëri para disa javësh për të marrë detyrën e drejtueses më të lartë të selisë diplomatike amerikane në kryeqytet. Që prej ditëve të para në Tiranë ajo ka takuar krerët më të lartë të politikës në vend. Megjithatë së fundi, përmes një videoje të shkurtër ambasadorja Kim ka prezantuar veten dhe ka renditur edhe tre prioritetet tek të cilat do të fokusohet gjatë mandatit të saj në Shqipëri.

“Jam shumë e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri! Le të njihemi më mirë!” Ka nisur ajo fjalën e rastit duke vazhduar më tej me objektivat: “Do punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë. Do vazhdoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaj për anëtarësim në BE. E treta, do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA-ve në Shqipëri.” ka theksuar Yuri Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.