The news is by your side.

Ambasadori Soreca: BE mundet dhe duhet të rindërtojë Shqipërinë

Pas tërmetit të së martës së kaluar, tashmë duket se ka filluar një fazë thelbësore e rikuperimit të dëmtimeve. Kështu vëmendja është fokusuar tek rindërtimi i shtëpive dhe pallateve për të gjitha familjet që kanë humbur banesat e tyre dhe janë aktualisht të pasterhë. Solidarizuar me këtë situatë, biznesmenët më të mëdhenj në vend, organizatat vendase dhe të huaja, si dhe shtetet e tjera kanë kontribuar me shuma të mëdha parash si fonde dhe donacione për ndihmë.

Ndihma nuk ka munguar as nga Bashkimi Europian. Në një konferencë së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xahçka, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar se vendet e Unionit po koordinohen për të ndihmuar sa më shumë në tejkalimin e situatës së vështirë në Shqipëri.

Gjatë deklaratës së tij, Soreca ka theksuar: “Ka një koordinim mes të gjitha shteteve për të dhënë ndihmë dhe përgjigjen humanitare në këto momente. Kur shkatërrimi godet, ju këtë herë keni rastisur në front të parë.

Jemi në fazën kur duhet të asistohet në situatën post tërmetit. Kam monitoruar personalisht situatën. Gjithçka do të jetë e mirë koordinuar dhe do të përcillet nga terreni te instancat që do të japin kontributin e tyre. Ne kemi parë se instancat e BE mundet dhe duhet të ndërtojnë Shqipërinë pas kësaj tragjedie. Edhe instancat në Këshillit Europian kanë nisur punën në këtë drejtim. Ne kemi shpenzuar për njëri-tjetrin në dekada dhe sot po shpenzojmë për Shqipërinë. Qytetarët e BE po e vizitojnë Shqipërinë edhe për këtë motiv dhe kjo krijon edhe lidhje të reja.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.