The news is by your side.

Ambasadori i BE: Kujdes me paratë e taksapaguesve shqiptarë

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ngre shqetësimin e familjes së madhe evropiane në lidhje me financat publike. Sipas Soreca-s BE kërkon menaxhim më të mirë të financave publike  nga të gjithë aktorët, si nga ministritë, bashkitë, institucione të pavarura si Agjencia dhe Prokurimit Publik e Kontrolli i Lartë i Shtetit, e deri tek shoqatat, si kusht për anëtarësim. Soreca e ka vënë theksin tek monitorimi i mënyrës se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Paratë publike janë të taksapaguesve shqiptarë dhe çdo taksapagues ka të drejtë të kërkojë që paratë e tyre të shpenzohen siç duhet. Duhet planifikim sektorial në  buxhet, sepse nëse nuk ka fonde, objektivat nuk arrihen. P.sh, në ndërtimin e një rruge, cilësia dhe kosto kanë rëndësi dhe duhen zgjedhur tenderuesit më të mirë. Monitorimi është guri më i rëndësishëm, nëse kjo nuk bëhet, rruga nuk ndërtohet në kohën e duhur, e cilësinë e duhur dhe me koston më të ulët” – tha Soreca.

Reforma e Menaxhimit të Financave publike ka hyrë në fazën e dytë të saj, dhe sipas ministres së Financave, Anila Denaj, ka në thelb transparencën dhe llogaridhënien. Kjo reformë është zbatuar për 4 vite dhe do të vijojë deri në vitin 2022 dhe ndër të tjera ka në thelb përmirësimin e shërbimeve në administratën publike dhe shpenzimet e kontrolluara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.