The news is by your side.

Ahmetaj: Përveç fondeve buxhetore, për rindërtimin kemi edhe 150 mln euro donacione

Pas tërmetit të 26 nëntorit dhe gjithë pasojave katastrofike që ai la pas, ka filluar aksioni i vlerësimit të dëmeve materiale, për t’i hapur pastaj rrugën programit të rindërtimit të banesave, për mijëra familjet e mbetura të pastreha dhe që kanë humbur shtëpitë dhe apartamentet. Ditën e sotme seanca parlamentare i është dedikuar pikërisht diskutimit rreth gjendjes pas tërmetit dhe masave që nevojiten të merren në vazhdim.

I caktuar si përgjegjës për programin e rindërtimit të banesave, nga foltorja e Parlamentit, ish ministri i Financave Arben Ahmetaj, njëkohësisht kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ai ka bërë një përmbledhje paraprake të planit. Sipas Ahmetaj, buxheti i vitit të ardhshëm do të rishikohet përsëri në mënyrë që prej tij, rreth 7 miliardë lekë fonde të kalojnë për rimëkëmbjen pas tërmetit. Megjithatë ai nuk ka nguruar të sigurojë se pavarësisht rishikimit të buxhetit, investimet madhore nuk do të preken dhe deficiti do të mbahet në masën 2.2%.

Nga ana tjetër, kryetari Ahmetaj ka bërë me dije se përveç fondeve buxhetore, pjesa tjetër e shpenzimeve të programit të rindërtimit të banesave do të mbulohet me anë të donacioneve. Kështu mendohet se rreth 150 milionë euro do të sigurohen përmes konferencës së donatorëve, ndaj Ahmetaj ka vlerësuar se më të tilla ritme dhe shuma në dispozicion, brenda një viti e para fundit të 2020-ës, rreth 80% e familjeve të pastreha do të kenë një shtëpi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.