The news is by your side.

Ahmetaj: “12 milionë dollarë do paguhen nga kompanitë e sigurimit”

Kompanitë e sigurimeve do të paguajnë më shumë se 12 milionë dollarë për banesat apo bizneset e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit të cilat kanë qenë të siguruara.“Ju jeni ne proces vlerësimi. Deri tani nga informacionet që kam, duket që dëmet në proces trajtimi janë 1943 banesa, por këto janë shifra dinamike. Në bazë të kalkulimit, dëmi total arrin 12 milion dollarë sot. Qytetarët do të paguhen nga kompanitë e sigurimit.” deklaroi kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Shqipëria ka një ndër tregjet më pak të zhvilluara të tregut të sigurimeve. Ku totali primeve të sigurimit arrijnë  thuajse  100 milion euro ose 0.1% e PBB-së. Nuk kërkon të kesh trajnim të lartë financiar për të kuptuar se industria e sigurimit në Shqipëri është shumë e ulët gati e palindur akoma.Shtete të zhvilluara të OECD-së e kanë raportin e primeve të sigurimit me PBB-në mesatarisht 8.8%. Ndërkohë që shtete si SHBA e kanë edhe më të lartë në 12% të PBB-së. Këtu përfshihen si zërat e sigurimit të jetës, sigurme shëndetësore, ashtu dhe jo jetës, prona. Gjithnjë e më shumë kompanitë e sigurimit po kërkojnë të futen në treg duke kërkuar partneritetin ligjor me shtetin Shqiptar për ta bërë të detyrueshme sigurimin e pronës sidomos kur vëmnedja është kaq e lartë pas tërmetit të fundit të datës 26 nëntor në Shqipëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.