The news is by your side.

A sinjalizon rënia gjermane fillimin e recesionit?

Rënia e eksporteve i shkaktoi Gjermanisë regres edhe në 3 mujorin e dytë. Ky rezultat është bërë i ditur sot, sipas të dhënave, të cilat theksuan se sektori i prodhimit vuajti peshën e një ngadalësimi ekonomik global, përforcuar nga konfliktet tregtare dhe paqartësitë mbi Brexit.

GDP e vendit ra me 0.1 % krahësuar me  tremujorin e kaluar, në përputhje me një sondazh të Reuters, në një kohë kur vëzhgimet ngritën edhe pretendimet e një tjetër tkurrjeje në tremujorin e tretë. Sektori industrial tregoi se qeveria duhet të heqë dorë nga buxheti i balancuar dhe t’i japë një shtytje rritjes ekonomike nëpërmjet stimujve fiskalë.

Bazuar tek të dhënat zyrtare nga Zyra Federale e Statistikave, përqindja e rritjes ekonomike vjetore për ekonominë më të madhe të Europës ra në 0.4%  nga 0.9 % që rezultonte në tremujorin paraardhës dhe pritshmëritë për rezultatin e përgjithshëm të 2019-ës janë vetëm 0.5 %.

 “Përfundimi që nxjerrim është se ekonomia e Gjermanisë po lëviz në prag të një recesioni, tha Andrew Kenningham nga Capital Economics. Ai vuri në dukje se eksportet mund të përballen me një tjetër goditje potenciale edhe më të madhe në rastin e një Brexit pa marrëveshje më 31 Tetor.

Shumë ekonomistë e përkufizojnë recesionin si dy tremujorë në rënie, njëri pas tjetrit. Pavarësisht se shifrat e së mërkurës u përputhën me pritshmëritë, tregjet sërish u stepën dhe bonot 10 vjeçare gjermane arritën një rekord të ulët prej -0.624 %. Zyra e Statiskave tha se tregtia neto uli aktivitetin ekonomik teksa eksportet shënuan rënie më të madhe krahasuar me importet. Sektori i ndërtimit gjithashtu pësoi rënie.

Ngadalësimi i ekonomisë botërore ka prekur gjithë Europën Perëndimore, por ekonomia tradicionale gjermane, e bazuar kryesisht në eskport ka qenë vëçanërisht e prekur.

“Raporti i sotëm i GDP padyshim shënon fundin e një dekade të artë për ekonominë gjermane,” tha Cars ten Brzeski nga ING. “Ishte një dekadë rritjeje të fuqishme si rezultat i reformave të mëparshme strukturore, stimujve fiskalë, kulmit të lokalizimit dhe nxitjes së ofruar nga Banka Qendrore Europiane.” ka shtuar ai më tej.

/Burimi: Reuters

Leave A Reply

Your email address will not be published.