The news is by your side.

A mundet një CEO të drejtojë njëkohësisht dy kompani? Ja shembujt që ia kanë dalë!

Për vite me radhë, disa nga figurat më të dalluara në Silicon Valley kanë tërhequr vëmendjen në një mënyrë mbresëlënëse, pasi kanë bërë të mundur diçka dukshëm të vështirë, drejtimin e dy ose më shumë kompanive të mëdha në të njëjtën kohë. Së fundi këtij klubi profesionistësh iu shtua edhe një tjetër anëtar dhe duket se të tjerët në rradhët e CEO-ve të famshëm e mirëpritën me shumë dashamirësi.

Elon Musk, CEO i Tesla  dhe SpaceX, ofroi mbështetjen publike për Jack Dorsey, CEO i Twitter dhe Square, i cili po përballet me presionin në rritje, për të hequr dorë nga njëra prej kompanive që ka në drejtim. Por, a funksionon vërtet nëse i njëjti person, merr paralelisht drejtimin e dy kompanive dhe i udhëqet ato në mënyrë të suksesshme? Me sa duket po, dhe Elon Musk është shembulli tipik. Ai gjithashtu e ka ndarë kohën e tij midis dy prej kompanive me teknologjitë më të avancuara të kohës dhe deri tani gjithçka ka shkuar më së miri. Nën udhëheqjen e Musk, aksionet e Tesla janë rritur më shumë se 4000%.

Musk dhe Dorsey nuk janë të vetmit multitasking korporatat e tyre. Kur Steve Jobs morri kreun e Apple dhe filloi punën si Drejtor Ekzekutiv, ai drejtonte gjithashtu Pixar. Edhe CEO i Amazon, Jeff Bezos gjithashtu themeloi kompaninë hapësinore Blue Origin dhe është pronar i Washington Post, në të njëtën kohë me drejtimin strategjik të Amazon.

Jeff Bezos, CEO and founder of Amazon, holds the new Amazon Kindle Fire HD at the product’s introduction in Santa Monica, Calif., Thursday, Sept. 6, 2012. (AP Photo/Reed Saxon)

Kështu, shembujt e shumtë të miliarderëve që ia kanë dalë tregojnë se pavarësisht të gjitha vështirësive, një CEO mundet të drejtojë në të njëjtën kohë në mënyrë aktive dhe efektive dy ose më shumë kompani, duke gjetur mënyrën se si ti ekuilibrojë ato. Për sa kohë që kjo arrihet, ai do të gjejë kohën dhe do të ketë energjinë që të kontrollojë mbingarkesën për t’i menaxhuar të dyja njëkohësisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.