The news is by your side.

910 të vdekur nga virusi, ekonomia e Kinës tashmë tkurrur sa ajo e Suedisë

  • Deri tani numri i viktimave nga Coronavirus ka arritur në 910 persona në Kinë.
  • 40171 raste të tjera rezultojnë të prekur brenda vendit dhe rreth 136 jashtë tij.
  • Pezullimi i aktivitetit për shkak të virusit ka bërë që aktualisht ekonomia e vendit të tkurret në të njëjtën madhësi me ekonominë suedeze.

Deri tani, burimet zyrtare kanë konfirmuar se numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë për shkak të Coronavirus ka arritur në plot 910 raste dhe mbi 40 171 rezultojnë tashmë të prekur. Nga ana tjetër nga Wuhan, vendi ku shpërtheu fillimisht virusi në fjalë ende nuk ka statistika të sakta dhe mendohet se numri i të prekurve mund të arrijë brenda javë që vjen kulmin e vet me rreth 500 000 të prekur, nëse virusi vazhdon me këtë ritëm.

Nga ana tjetër, konsiderohet tashmë alarmant edhe fakti se mijëra persona janë bllokuar nëpër anije që lidhin Kinën me vendet fqinje dhe nga pritja e gjatë derisa secili të ekzaminohet thellësisht, virusi kalon nga njëri tek tjetri duke i bërë ato vatra të përhapjes më të shpejtë. Vetëm sot numri i rasteve të konfirmuara të Coronavirusit në një anije lundrimi nga Japonia pothuajse u dyfishua, duke bërë që numri i rasteve të prekura jashtë Kinës të arrijë në 136.

SHBA është shprehur së fundi se virusi paraqet një kërcënim serioz dhe të menjëhershëm për shëndetin publik. Rastet e koronavirusit të gjurmuar në një takim biznesi në Singapor kanë arritur në tre vende evropiane pasi shkaktuan infeksione në Azi, duke ilustruar qartë sfidat e madhe për ta mbajtur epideminë nën kontroll. Tashmë numri i viktimave dhe të prekurve ka tejkaluar thellë virusin SARS dhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit ka shprehu shqetësimin e madh për përhapjen e sëmundjes edhe nga njerëz pa histori udhëtimi në Kinë.

Aktualisht kjo është java e tretë që Coronavirus vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe po kaq kohë po bëhet edhe që nga pezullimi i aktivitetit ekonomik, i cili i ka dhënë një goditje të fortë vendit dhe shteteve të tjera që varen ekonomikisht nga marrëdhëniet tregtare me Kinën. Në këto tre javë, të dhëna nga Bloomberg tregojnë se madhësia e ekonomisë kineze është tkurrur shumë, duke qënë tashmë aq sa ekonomia e Suedisë dhe ky është padyshim një makth për gjidandët globalë të teknologjisë, që mendojnë se ky është vetëm fillimi dhe pasojat e vërteta të pezullimit të aktivitetit kinez do i ndiejnë shumë më vonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.