The news is by your side.

900 të plagosur e të lënduar si pasojë e tërmeteve

Ka arritur në rreth 900 numri i të plagosurve dhe të lënduarve nga tërmetet e fundit që kanë përfshirë vendin. Lëkundjet e forta, sidomos ajo e mëngjesit të së martës me epiqendër në Durrës kanë rrafshuar qindra shtëpi e pallate, rrënojat e të cilave gjithashtu janë bërë shkak i 49 jetëve të humbura.

Dëmet më të mëdha si njerëzore ashtu edhe materiale janë shënuar në Durrës dhe Thumanë, si dy nga zonat më të prekura. Zonat në fjalë numërojnë aktualisht rreth 731 të plagosur nga rreth 900 gjithësej. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Durrësit dhe atë Traumës janë paraqitur 52 qytetarë të lënduar e të traumatizuar si pasojë e tërmetit, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

Aktualisht atje rezultojnë gjithashtu të shtruar 63 të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar, përveç një personi që paraqitet në gjendje më të rënduar. Qendrat shëndetësore në zonat e prekura janë në shërbim 24 orësh ndaj kujtdo, ndërkohë që ndihmë mjekësore dhe medikamente ofrohen për këdo që aktualisht është evakuuar në kampe apo çadra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.