The news is by your side.

405 mijë britanikë ofrohen të punojnë vullnetarisht për të ndihmuar mjekët

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar të mërkurën se 405,000 vullnetarë janë regjistruar për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit për të përballuar shpërthimin e Coronavirusit. Lajmi pason një apel të njoftuar nga Sekretari i Shëndetit Matt Hancock të martën, se sistemit i nevojiteshin 250,000 njerëz “në gjendje të mirë shëndetësore” për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

“Kur filluam apelin, shpresuam të merrnim 250,000 vullnetarë,” tha Johnson nga konferenca e përditshme për shtyp lidhur me Coronavirusin. “por në vetëm 24 orë 405,000 njerëz i janë përgjigjur thirrjes.”

Numri i vdekjeve të Coronavirusit në Britani tani ka arritur në 422, sipas Departamentit të Shëndetit në vend, ndërsa gjithsej 8,077 kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen. Si shumë vende të tjera, edhe Britania tashmë ka zbatuar një izolim mbarëkombëtar. Njerëzve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi, me përjashtim të blerjeve për furnizime thelbësore, duke dalë vetëm për nevojat mjekësore dhe për të punuar aty ku është e nevojshme.
Ndërtesat publike joessenciale, nga palestrat e deri te vendet e kultit, janë porositur gjithashtu që të mbyllen, ndërsa ngjarjet shoqërore si dasmat madje edhe funeralet duhet të ndalen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.