The news is by your side.

UBS ngre alarmin – Të pasurit nuk investojnë më preferojnë mbajtjen cash të parasë

Thuhet se pavarësisht çdo inovacioni që ndodh në kohë, njerëzit ende kërkojnë që dy gjëra t’i kenë të printuara, paratë dhe dokumentat. Me sa duket ky është tipikisht përfundimi i nxjerrë së fundi edhe nga banka zvicerane UBS, si menaxhuesi më i madh global i pasurive.

Sipas të dhënave nga banka, së fundi gjithnjë e më tepër investitorët e pasur në të gjithë botën, preferojnë ta mbajnë pasurinë e tyre cash, duke menduar se në atë formë, paraja cash përbën një aktiv të sigurt për strategjitë e likuiditetit. Për pasojë, tek të pasurit aktualisht paraja cash përbën 32% të portofolit, megjithëse globalisht norma pësonte luhatje të ndryshme. Kështu në Zvicër ajo rezultonte në 31%, për Azinë dhe Amerikën Latine 36% dhe vendet europiane 35%. Sipas rezultateve, duket se vetëm në Shtetet e Bashkuara, investitorët ndjejnë një siguri më të lartë se të tjerët, pasi këtu portofoli diversifikohet dhe paraja cash përbën gati 26% të tij.

Megjithatë, pavarësisht sigurisë, në afat të gjatë mbajtja cash e parasë ka gjithashtu efekte negative dhe paraqet rrezik. Zotërime e shtura likuide së funsi përkojnë me një rritje të tregjeve botëror të kapitalit,. Ky është një indikator i qartë se pavarësisht se aksionet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë vitit, të pasurit nuk i kanë investuar ato burime diku. Në muajin Shkurt, banka amerikane e investimeve Goldman Sachs gjithashtu bëri të ditur se të gjitha fondet aziatike ishin pozicionuar në mënyrë të gabuar, duke ngritur një tjetër shqetësim. Ndaj edhe UBS, në kuadër të rritjes së parasë cash në qarkullim globalisht, shprehet se është koha e duhur që investitorët të diversifikojnë portofolin.

Për gjenerimin e këtyre rezultateve, UBS morri në konsideratë një sondazh zhvilluar në Mars në 17 vende, ku në anketë u përfshinë pronarë biznesesh me të ardhura vjetore të paktën 250 mijë dollar dhe më shumë se 3600 investitorë, me investime aktive të paktën 1 milionë dollarë. Nga sondazhi rezultoi se rreth 17% e tyre planifikonin tërheqjen pas në biznes, ndërsa 42% planifikonin shtim të investimeve në varësi të rrethanave.

Sigurisht që, në të tilla rezultate një faktor përcatues që ndikon ndjeshëm është edhe situata politiko-ekonomike në shtetet respektive. Kështu, për Azinë lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara u diktonte tepër pasiguri investitorëve, ndërsa në Amerikën Latine ishte niveli i lartë i inflacionit ai që shkaktonte zbrapsjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.